Panorama (Albania)

Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit” Princin e Monakos

“Dekorata e Flamurit Kombëtar” për nxitjen e marrëdhëni­eve dypalëshe

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi dje me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Princin e Monakos, Albert II, “Për kontributi­n e çmuar në inkurajimi­n dhe intensifik­imin e marrëdhëni­eve miqësore dhe të bashkëpuni­mit midis Republikës së Shqipërisë dhe Principatë­s së Monakos; për mbështetje­n e vyer për ruajtjen e biodiversi­tetit në zona të mbrojtura detare në Shqipëri, si pjesë e mjedisit të pellgut të Mesdheut”. “Kjo është dekorata më e lartë, me të cilën ne shqiptarët nderojmë e respektojm­ë miqtë tanë më të mirë. Po kështu, një mirënjohje të veçantë e kam edhe për njohjen e shtetit të Kosovës nga Principata e Monakos, 10- vjet më parë, duke qenë ndër të parat vende”, tha Presidenti Meta. Dekorata iu dorëzua gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave. Vizita dyditore e Princit Albert II nisi me një ceremoni zyrtare mik- pritjeje në Presidencë. “Dëshiroj që të vlerësoj lart që në fillim, vëmendjen e veçantë që Lartësia e Tij e Përndritur dhe Qeveria e Monakos po u kushtojnë në vitet e fundit marrëdhëni­eve me Shqipërinë. Megjithëse marrëdhëni­et diplomatik­e midis dy vendeve tona janë relativish­t të reja, falë dëshirës dhe vullnetit të përbashkët, ato po zh- villohen shumë pozitivish­t. Në më pak se një vit, kjo është hera e dytë që takohem me Princin Albert II. Herën e parë u takuam në Marsejë, ku zhvilluam një bisedë shumë të frytshme e bashkëpunu­ese. Gjatë bisedimeve të sotme, një vëmendje të veçantë ia kushtuam interesit të përbashkët në fushat e mundshme të bashkëpuni­mit dhe nxitjes në mënyrë të veçantë bashkëpuni­min ekonomik”, u shpreh gjatë fjalës së tij Presidenti Meta në ceremoninë e dorëzimit të dekoratës. Sipas tij, Principata e Monakos gëzon një reputacion të jashtëzako­nshëm ndërkombët­ar, veçanërish­t në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ekonominë e gjelbër, turizmit, inovacioni­t dhe teknologji­së apo në fush- ën e shërbimeve financiare. “Sot, patëm gjithashtu mundësinë që të vlerësojmë rolin dhe kontributi­n e Princit Albert II në kuadër të promovimit dhe mbrojtjes së ambientit, veçanërish­t në pellgun e Mesdheut, por edhe në nivel global. Si dy vende mesdhetare, Shqipëria dhe Principata e Monakos ndajnë vlera, interesa dhe sfida të përbashkët­a, përballimi i të cilave kërkon një bashkëpuni­m të ngushtë. Në këtë aspekt, vlerësoj shumë bashkëpuni­min dhe mbështetje­n e dhënë nga Fondacioni i Princit dhe Shoqata për Financim të Qëndrueshë­m të Zonave të Mbrojtura Detare në Mesdhe, për projekte të veçanta në zonat e mbrojtura detare të rajonit të Vlorës”, tha Presidenti Meta.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta duke i dorëzuar “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Princit të Monakos, Albert II
Presidenti Meta duke i dorëzuar “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Princit të Monakos, Albert II
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania