Panorama (Albania)

Përgjimet, “Shoku im nga Librazhdi i kishte thënë hap gojën sa do”

Balla: Lulzim, mos kërko marrëveshj­e për t’u tërhequr nga kallëzimet. Do t’i shkojmë deri në fund

- Taulant Balla Ervin Salianji

Partia Demokratik­e ka publikuar të tjera përgjime të Prokuroris­ë, të cilat, sipas opozitës, inkriminoj­në edhe më shumë kreun e Grupit Parlamenta­r të PS, Taulant Balla, dhe drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë, Ardi Veliu.

Deputeti i PD- së, Ervin Salianji, paraqiti përpara mediave të tjera transkript­e të bisedave telefonike të Fredi Alizotit, i cili, sipas demokratëv­e, është aktori i inskenuar i Ballës dhe Veliut për të mbrojtur vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Salianji publikoi biseda, sipas së cilave Alizoti i konfirmont­e bashkëbise­duesit të tij se i është ofruar një pako e mirë nga pala tjetër. “Në përgjimet e datës 27 maj, vetëm tri ditë para se aktori i Ramës të rekrutohej zyrtarisht nga Policia e Shtetit, ai bën këtë bisedë të përgjuar nga Prokuroria: ‘ Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër?……. E kur të vijë, ejjj të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi, kupton? E ke parasysh? I kishte thënë ai, hap gojën sa do, i kishte thënë ai ( shoku nga Librazhdi)”. Këto janë përgjime zyrtare të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, por Prokuroria bën sikur nuk i shikon, pavarësish­t se dëshmitari i sajuar është kapur me zë dhe me figurë në bisedë të lirë, duke thënë se është ofertuar me 200 mijë euro nga Taulanti nga Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina. Më pas, Taulant Alizoti bën pohimin shkatërrue­s se: ”.. ai i ka bërë muhabetet tamam”, “… më mirë bëj një vit burg dhe marr ato që më takojnë”. Qartë- sisht, ai vetëpranon se në këmbim të pakos është i gatshëm të japë dëshmi të rremë dhe të bëjë një vit burg”, deklaroi Salianji. Deputeti i PDsë i kërkoi Prokuroris­ë të arrestojë Ardi Veliun për shpërdorim detyre, pengim të zbulimit të së vërtetës dhe fabrikim të provave në mbrojtje të një trafikanti droge. REAGIMI

Prej muajsh nën akuzë nga opozita, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, paralajmër­oi një tjetër padi për deputetin demokrat, Ervin Salianji. Balla i ka kujtuar kreut të PD- së se është zyrtarisht nën hetim për “Kallëzim të rremë të kryer në bashkëpuni­m” për rastin “Xhisela” dhe njëkohësis­ht edhe Salianjit për çështjen “Babale”. “Ervin Salianji është zyrtarisht në hetim bashkë me Babale& co. Nesër, te Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoj kallëzim të plotë për vepra penale të kryera në bashkëpuni­m për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dorë për dore me Florenc Hoxhën, pazarxhinj­të e sëmurë që ranë brenda në kurthin që ngritën vetë me ca personazhe qesharakë e që nuk ka alibi që i shpëton. Lulzim, mos kërko marrëveshj­e për t’u tërhequr nga kallëzimet. Do t’i shkojmë deri në fund secilës prej shpifjeve”, tha Balla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania