Panorama (Albania)

Rraja dëshmon në Prokurori: Nuk e njoh Nuhun, shikoni tabulatet

- Xhisela Maloku

Deputeti i PS- së, Rrahman Rraja, ishte ditën e djeshme në Prokurorin­ë e Tiranës, ku u thirr për të dëshmuar për denoncimet e ish- oficerit të Policisë, Emiljano Nuhu. Ky i fundit pretendon se është kërcënuar nga deputeti Rraja dhe deputeti tjetër, Taulant Balla, për të fshehur kallëzimin e shtetases Xhisela Maloku, e cila kishte denoncuar për dhunë djalin e deputetit Rraja, Rexhep Rrajën. Deputeti i PS- së u shfaq me paterica në organin e akuzës dhe pasi dëshmoi foli për mediat në dalje të saj. Ai tha se nuk e njihte ish- oficerin e Policisë, Emiljano Nuhun, dhe se nuk e ka kërcënuar asnjëherë. Këtë ai e bazon edhe në tabulatet telefonike, të cilat sipas tij do të tregojnë se nuk ka pasur komunikim aspak me Nuhun. "U pyeta nga prokurorja Elsa Miha, sa jam kthyer nga Italia. Nuk e njoh Nuhun dhe nuk kam qenë në komisariat. Tabulatet telefonike tregojnë se është një sajesë", tha ai. Ndërkohë, ditën e sotme pritet që Gjykata e Apelit në Tiranë të vendosë për kërkesën e Rexhep Rrajës, që është nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Krujës. Rraja i është drejtuar Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku kërkon një masë sigurimi më të lehtë. Djali i deputetit është arrestuar për veprën penale të përndjekje­s ndaj shtetases Xhisela Maloku. Nga ana tjetër, Prokuroria e Krujës vazhdon hetimet për rastin, edhe pse Maloku është tërhequr nga kallëzimi që ka bërë ndaj ish- të dashurit, Rexhep Rraja. Në intervista­t publike, ajo ka thënë se kallëzimin e ka bërë nga xhelozia. Megjithatë, Prokuroria nuk është e bindur, pasi ekzistojnë dyshime se vajza mund të jetë kërcënuar për të tërhequr kallëzimin. Për këtë shkak, një tjetër oficer Policie në Fushë- Krujë është nën hetim disiplinor nga SHÇBA- ja. "Panorama" mëson se kërkesën për lirim nga burgu të Rexhep Rrajës do ta shqyrtojë në Apelin e Tiranës gjyqtarja Shpresa Beçaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania