Panorama (Albania)

Drejtori i Policisë, Ardi Veliu, dëshmon 60 minuta në Prokurori

-

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ishte ditën e djeshme në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, ku ishte thirrur për të dëshmuar për rastin "Babale". Veliu qëndroi rreth 60 minuta në Prokurori, ku dha shpjegime për mënyrën se si është shoqëruar Fredi Alizoti më 1 qershor 2018 në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda për të marrë dëshmi. Në një video të publikuar nga Partia Demokratik­e në emisionin "Opinion", Fredi Alizoti, i cili dyshohet se është personi që ka dubluar Agron Xhafajn në audio- përgjimin "Babale", shprehet se është detyruar ta pranojë rolin e Xhafajt, pasi i është bërë presion. Ai thotë në videon e regjistrua­r një ditë pasi është marrë në pyetje, se ka qenë drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ai që e ka marrë me makinën e tij nga Fieri për në Tiranë dhe i ka kërkuar, sipas tij, që "të hidhet në krahun tjetër". Po kështu, Alizoti flet edhe për një takim me Taulant Ballën pasi u mor në pyetje, i cili i ka ofruar 200 mijë euro sipas tij, që të pranojë rolin e Agron Xhafajt në video. Në këtë kuadër është pyetur edhe Veliu, i cili para prokurorëv­e ka thënë se nuk e ka takuar asnjëherë Fredi Alizotin dhe se çfarë thuhet në video është e pavërtetë. Sipas Veliut, Fredi Alizoti është shoqëruar më 1 qershor 2018 në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit. Po kështu, pritet që ditën e sotme në Prokurori të thirret edhe Florenc Hoxha, i cili dyshohet se ka kryer videoregji­strimin e dytë të Fredi Alizotit, ku implikon Ballën në pranimin e rolit të Agron Xhafajt në audio- përgjimin e parë.

 ??  ?? Ardi Veliu në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda
Ardi Veliu në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania