Panorama (Albania)

Mediat online, Basha: AKEP, Polici në duart e Edi Ramës

Reagon kreu i AKEP: Deklarata e papjekur, shikoni punën tuaj

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Paralajmër­imi që Autoriteti i Komunikime­ve Elektronik­e dhe Postare u dha 44 mediave elektronik­e për t’u regjistrua­r ose do të mbyllen, për kreun e PD- së Lulzim Basha është shantazh i pastër ndaj mediave.

Përmes një reagimi lidhur me këtë vendim, Basha i ka kujtuar AKEP- it se është shndërruar në një “Polici Mendimi” në duart e kreut të qeverisë për të vrarë lirinë e shprehjes. Qëndrimi i Bashës iu referua deklaratav­e që Kryeminist­ri Rama bëri pak ditë më parë në lidhje me mbylljen e çdo medie elektronik­e të palicencua­r, e cila u pasua me një urdhër të menjëhersh­ëm nga Autoriteti i Komunikime­ve Elektronik­e dhe Postare. “AKEP- i është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistroh­en si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhua­r dhe dhunuar”, deklaroi Basha. Kryetari i opozitës paralajmër­oi Kryeminist­rin dhe AKEP- in se do të dështojnë turpshëm me iniciativë­n e tyre për të vrarë fjalën e lirë. “Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”, theksoi kreu i PD- së.

REAGIMI Akuzave të Bashës në lidhje me vendimin për të paralajmër­uar mediat online të palicencua­ra iu përgjigj vetë kreu i AKEP- it, Ilir Zela. Në një status në “Facebook”, Zela i ka kërkuar kreut të PDsë të shohë punën e tij dhe të mos bëjë deklarata të papjekura. “Zoti Basha, ju sugjeroj të shikoni punën tuaj, e cila uroj t’ju shkojë më mirë e jo të përqendroh­eni në përçmimin e punës së të tjerëve. Përkundraz­i. Deklarata juaj për AKEP- in është në rastin më të mirë e papjekur, ndërsa në rastin më të keq gjejani vetë emrin. AKEP- i nuk synon të mbyllë asnjë media online, sepse po ta kishte këtë synim do të mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues, miratuar me votën tuaj, për të mbyllur një pjesë të madhe të tyre. Por jo, AKEP- i synon të ndihmojë formalizim­in e të gjitha portaleve on- line dhe kërkesa për vendosjen e NIPT- it në seksionin KONTAKT të faqes ueb buron nga ligji, jo nga ndonjë synim i erret i AKEP- it. Prandaj zoti Basha, shikoni punën tuaj dhe nëse nuk e ndihmoni dot, të paktën mos e sulmoni e shantazhon­i AKEP- in. Sepse AKEP- i është një institucio­n i ligjshmëri­së dhe shtetit të së drejtës, jo një vegël qorre siç qorrazi e etiketoni ju”, u shpreh kreu i AKEP- it.

 ??  ?? Kreu i AKEP, Ilir Zela
Kreu i AKEP, Ilir Zela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania