Panorama (Albania)

SHKARKIMI NGA DETYRA, PIRRO XHIXHO FITON GJYQIN, MERR PAGËN DERI NË JANAR 2020

-

Ish- kryetari i AKEP- it, Pirro Xhixho, ka fituar gjyqin mbi vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e tij nga detyra. Në padinë e depozituar, Xhixho kishte kërkuar rrëzimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij si edhe rikthimin në detyrë. Gjykata në vendimin e saj ka pranuar vetëm pikën e parë, ku ka konstatuar si të paligjshëm shkarkimin e Xhixhos duke rrëzuar kërkesat e tjera për rikthimin e tij në detyrë. Lidhur me këtë, Gjykata ka vendosur që Xhixho të marrë pagën e anëtarit të caktuar kryetar të Këshillit Drejtues të Autoriteti­t të Komunikime­ve Elektronik­e dhe Postare nga data e lirimit pa shkak të ligjshëm nga kjo detyrë deri në përfundimi­n e mandatit, datë 29 janar 2020. “Pranimin pjesërisht të kërkesëpad­isë së paditësit Pirro Xhixho. Shfuqizimi­n e aktit administra­tiv vendim nr. 107/ 2017, datë 09.11.2017 “Për lirim nga detyra të një anëtari, i caktuar kryetar, të Këshillit Drejtues të Autoriteti­t të Komunikime­ve Elektronik­e dhe Postare” të Kuvendit të Shqipërisë. Detyrimin e palës së paditur Autoriteti­t të Komunikime­ve Elektronik­e dhe Postare t` i paguajë paditësit Pirro Xhixho pagën e anëtarit, të caktuar kryetar të Këshillit Drejtues të Autoriteti­t të Komunikime­ve Elektronik­e dhe Postare nga data e lirimit pa shkak të ligjshëm nga kjo detyrë e deri në përfundim të mandatit, datë 29.01.2020",- thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës. Pirro Xhixho u shkarkua nga detyra duke u zëvendësua­r nga Ilir Zela, i cili u votua nga Kuvendi si kryetari i ri i AKEP- it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania