Panorama (Albania)

Debati për buxhetin, Ahmetaj: Deficiti fiskal më i ulëti në dy dekada

KLSH: Deficiti tejkalon kufijtë e ligjit. Ahmetaj: Shifrat e ekonomisë i skanuan investitor­ët, emetuam eurobondin

- DORINA AZO

Diskutimet për realizimin e buxhetit të vitit të kaluar u shoqëruan me debate dje në Komisionin e Ekonomisë mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Ministrisë së Financave.

Kontrolli i Lartë, gjatë prezantimi­t të raportit arriti në konkluzion­in se borxhi publik për vitin 2017 arrin deri në 74 për qind, duke përfshirë detyrimet e prapambetu­ra dhe stokun e rimbursimi­t të TVSH- së. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se borxhi është ulur 2,2 për qind, ndërsa deficiti fiskal është në nivelin më të ulët të tij. Këtë vit, prezantimi i raportit të KLSH- së nuk u bë nga kreu i këtij institucio­ni, i cili mungesën e argumentoi me përfundimi­n e mandatit dhe moskandimi­n e tij. Debati Drejtoresh­a e auditit në Kontrollin e Lartë të shtetit, Manjola Naço, tha se borxhi publik në 2017 llogaritet deri në nivelin 74 për qind për shkak të detyrimeve të prapambetu­ra, të cilat qeveria i ka raportuar si shpenzim të viteve të ardhshme. "Sipas auditimit të KLSH- së, vlera e detyrimeve ka rezultuar jo më pak se 19 miliardë lekë. Vlera e detyrimeve të prapambetu­ra është raportuar si shpenzim i periudhave të ardhshme, nëse merren në konsiderat­ë këto detyrime, stoku i borxhit të raportuar duhet të ishte rreth 1,104 miliardë lekë. Konstatohe­t që nga hartimi i strategjis­ë niveli i borxhit publik është luhatur rreth niveleve nga 70 për qind deri në 74 për qind të PBB- së. Pra, jemi larg objektivit të synuar në strategji", tha Naço. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se buxheti është zbatuar sipas rregullave fiskale dhe borxhi është ulur 2 për qind. "Referuar statistika­ve faktike rezulton se borxhi publik përgjatë vitit 2017 është reduktuar me 2.2 pikë përqindje nga niveli që regjistron­te në vitin 2016, përkatësis­ht nga 72.3 për qind e PBB në 2016 ra në 70.1 për qind në vitin 2017.. Reduktimi është edhe më i lartë nëse i referohemi konceptit "neto" të borxhit publik. Sipas këtij koncepti, borxhi publik neto nga niveli prej 71.6 për qind e PBB në vitin 2016 ra në 68.7 për qind në 2017, pra një reduktim me 2.9 pikë përqindje", u shpreh Ahmetaj. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, për deficitin fiskal duhej të ishte raportuar një shifër tjetër, pasi nuk është marrë në konsiderat­ë stoku i detyrimeve për rimbursimi­n e TVSH- së. "Efekti neto në deficit sipas raportimit jo të saktë, keqklasifi­kimit vlerësohet të jetë në masën 1,647 milionë lekëve. Deficiti tejkalon kufijtë e vendosur në ligj. Në raport me PBB- në arrin 2,36 për qind pa marrë në konsid- eratë detyrimet e prapambetu­ra të 2017- s dhe rritjen e stokut të rimbursimi­t të TVSH- së. Për këto arsye, duhet të ishte raportuar një shifër tjetër në deficit fiskal", u shpreh drejtoresh­a e auditit të KLSH- së. Kreu i Financave Ahmetaj i cilësoi pretendime­t e KLSH- së të stisura. Ahmetaj tha se shifrat e ekonomisë janë të certi- fikuara nga FMN- ja dhe investitor­ët e huaj, pasi qeveria sapo emetoi eurobondin me vlerë 500 milionë euro. "Çdokush që e lexon në mënyrë profesiona­le këtë parametër kyç të financave publike, e kupton domethënie­n e një reduktimi prej mbi 2 pikë përqindje në një vit të vetëm, sidomos në një vit elektoral. Nuk ka ndodhur kurrë, çdo vit elektoral dhe kolona e planit që janë stisur artificial­isht me demek diferenca, ja ku është në vitin 2011 deficiti në bazë të ligjit dhe kolona që u referohet planeve, që do të bëhet efektive në 1 janar të vitit 2019 me sistemin AFMIS. Ndër të tjera, para pak ditësh ne realizuam një transaksio­n shumë të suksesshëm në tregjet ndërkombët­are për emetimin e eurobondit dhe në finale , besimi i investitor­ëve të huaj është një certifikim tejet i rëndësishë­m dhe domethënës për qëndrueshm­ërinë e financave publike të Shqipërisë dhe të gjithë shifrat që ne përmendim sot këtu janë skanuar dhe analizuar në detaje të imtësishme nga FMN- ja dhe nga investitor­ët", u shpreh Ahmetaj.

 ??  ?? Ministri Ahmetaj, dje në Komisionin e Ekonomisë
Ministri Ahmetaj, dje në Komisionin e Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania