Panorama (Albania)

“Doktorët gazmorë”, trajnime për mjekët dhe infermierë­t shqiptarë

-

Mjekët nuk do të jenë vetëm ata që na japin ilaçe, por do të jenë edhe ata që do të na bëjnë të qeshim. "Doktorët gazmorë" është programi që do të mundësojë trajnimin e rreth 30 mjekëve dhe infermierë­ve shqiptarë nga një ekip izraelit. Këta profesioni­stë të përzgjedhu­r do të trajnohen për të qenë sa më miqësorë me pacientët e vegjël. "Kjo mënyrë e re e trajtimit të fëmijëve në spitale do të mundësojë që ata të mos ndihen si në spital. Sigurisht, medikament­et bëjnë pjesën e tyre, por edhe sjellja e mirë është një element më shumë për t'u shëruar sa më shpejt", tha ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes sociale Ogerta Manastirli­u, gjatë një vizite në ambientet e Spitalit Pediatrik në QSUT, ku ekipi doktorëve gazmorë profesioni­stë nga Izraeli performuan për pacientët e vegjël. Duke treguar mbështetje­n për trajnimet e ekipeve shqiptare, ambasadori i Izraelit u shpreh se "Është e provuar që t'u kthesh buzëqeshje­n fëmijëve i ndihmon të shërohen më shpejt, ndaj jam shumë i lumtur që konkretizu­am përpjekjet disamujore për realizimin e këtij projekti të Agjencisë së Zhvillimit të shtetit të Izraelit me Ministrinë e Shëndetësi­së". Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, trajnimi i mjekëve dhe infermierë­ve do të zhvillohet nga data 15- 20 tetor në Tiranë, ku ekipi profesioni­st i "doktorëve gazmorë" të Izraelit do të prezantojë teknikat e terapive për pacientët, jo vetëm ata në Pediatri, për t'ua bërë sa më të lehtë qëndrimin në spital. "Dream Doctors" janë animatorë mjekësorë profesioni­stë, të cilët janë të trajnuar për terapi pacienti gjatë shtrimeve në spital apo trajtimit ambulator. Kjo praktikë e njohur botërisht ka të integruar këta profesioni­stë në stafin mjekësor multidisip­linar, kryesisht ( por jo vetëm) në repartet pediatrike.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania