Panorama (Albania)

UNAZA E MADHE E TIRANËS, RAMA: KOMPENSIM I PLOTË PËR BANESAT E PARA ' 90

-

Ishte ky mesazhi që kryebashki­aku i Tiranës Erjon Veliaj iu dha studentëve që ulen për herë të parë në auditorë, duke i motivuar që të luftojnë për atë që duan pa harruar asnjë moment që gjenden përpara një maratone, ku është garuesi më i mirë ai që shpërblehe­t. "Pyetja është se çfarë do të bëjmë me jetën tonë? Mund të vijmë vërdallë tri vite nëpër Tiranë, ose mund të themi: Hej, kjo është maratonë, duhet vrapuar përditë sepse ndërkohë që ti je pushim, po vrapon dikush tjetër. Nëse dikush vjen nga një provincë e Shqipërisë, duam ta dini se në Tiranë ju presim krahëhapur, ju respektojm­ë dhe jemi tifozët më të mëdhenj të suksesit tuaj. Besojmë se shtimi i Tiranës me studentë të mirë, me njerëz të mirë, me qytetarë të devotshëm, me njerëz të rinj pasionantë e bën qytetin më të mirë, jo më të keq", tha Veliaj gjatë takimit të mbajtur dje në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Kryebashki­aku shtoi se Tirana përfaqëson epiqendrën e çdo zhvillimi politik, kulturor dhe ekonomik, duke i dhënë mundësi të përparojë çdo të riu e të reje. "Për mbi 20 mijë studentët që fillojnë për herë të parë vitin e ri studentor, statistika­t tregojnë se 9 nga 10 do të jetojnë në Tiranë dhe nuk do të kthehen në rrethin nga kanë ardhur. Kjo nuk duhet të na trembë. Unë besoj se Tirana sot është epiqen- Familjet që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës do të kompensohe­n. Gjatë një inspektimi të bërë dje në zonën e Shkozës, Kryeminist­ri Rama tha se për banesat e para ' 90 shpronësim­i do të bëhet sipas të gjitha rregullave, duke i kompensuar me çmimet e tregut. Të njëjtin fat nuk do të kenë ato familje, të cilat nuk disponojnë asnjë dokumentac­ion. "Ata që janë para ' 90- s, atyre u takon 100% pavarësish­t se te letrat kanë ato problemati­kat e tyre se ka pasur gjithmonë problemati­ka kjo zonë, por ata do trajtohen me maksimumin e vëmendjes. Ata që janë në hava, do t'u jepet një zgjidhje sociale dhe kaq. Nuk ka tjetër, si kudo", vuri në dukje Kryeminist­ri. Projekti për këtë zonë, e cila integron Shkozën me Unazën e Madhe të qytetit, do të plotësojë të gjitha standardet e kategorive urbane të nivelit A. "Ne po investojmë dhe 40 milionë dollarë të tjera, për ta bërë me parametrat e duhur, me 3 korsi, me ndriçim, me gjelbërim, me parametrat e një Unaze që vlen dhe për zonat urbane", u shpreh ministri i Energjetik­ës, Gjiknuri. Me përfundimi­n e këtij investimi, kjo nyje lidhëse do të sjellë lehtësi në qarkullim dhe do të shmangë edhe përmbytjet që shkaktonte Lana gjatë periudhës së dimrit në zonat e banuara. dra e çdo zhvillimi politik- kulturor- ekonomik". Edhe këtë vit të ri akademik, Tirana mikpriti mijëra studentë të ardhur nga rrethe dhe treva të ndryshme të Shqipërisë. Rreth 20 mijë prej tyre do të ulen për herë të parë në auditorët e universite­teve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania