Panorama (Albania)

"Kam gruan shtatzënë", burg ish- drejtorit të Hipotekës

Apeli nuk merr parasysh rrethanën familjare të Zamir Lekës

- SHKODER/

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke lënë në "arrest me burg" ish- drejtorin e Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka.

Po ashtu, edhe ish- juristja e Hipotekës në Shkodër, Frida Mirashi, është lënë me masën e sigurisë "arrest shtëpie", duke lënë në fuqi të njëjtin vendim të Shkallës së Parë. Gjatë seancës në Apel, pala mbrojtëse e ish- drejtorit të Hipotekës në Shkodër ka kërkuar një masë më lehtësuese, duke marrë parasysh rrethanat familjare. Bashkëshor­tja e tij është shtatzënë, ndaj është kërkuar një masë më e butë. Për këtë, Leka ka qenë i gatshëm që të vendosë edhe garanci pasurore. Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit dhe ish- drejtori i Hipotekës është lënë sërish në burg. Zamir Leka akuzohet nga Prokuroria për korrupsion në lidhje me disa dosje, gjatë kohës kur drejtonte Hipotekën e Shkodrës, por ai i ka hedhur poshtë këto akuza. Hetimi për këtë çështje vijon nga ana e organit të akuzës.

ARRESTIMI

Ish- drejtori i Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka, u arrestua më 25 shtator të këtij viti ndërsa ndodhej si zakonisht në zyrën e tij. Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e Prokuroris­ë duke caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" pas arrestimit të tij, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe kërcënim të punonjësve për shkak të detyrës. Për juristen Frida Mirashi, Gjykata fillimisht e la me masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Sipas Prokuroris­ë, gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, me detyrë regjistrue­s pranë ZVRPP Shkodër, në mënyrë të parregullt pranonte përfitime nga të tjerët, në këmbim të kryerjes së një veprimi, konkretish­t regjistrim­it të pasurive, lejeve të legalizimi­t etj., detyrë funksional­e kjo e tij. Organi i akuzës thotë se ka re- zultuar e provuar që shtetasi Zamir Leka, në kundërshti­m me ligjin dhe në mospërmbus­hje të rregullt të detyrës së tij, mbante praktika të caktuara, për të cilat më parë është marrë vesh për pagimin e shumave të kundërligj­shme deri ne 5000 euro apo i mbante në pritje të ofertave nga të interesuar­it dhe në momentin që merrte përfitimin e kërkuar, i kalonte praktikat përkatëse te juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi, e cila rezulton të ketë bashkëpuni­m të ngushtë me të dhe për zonat që nuk mbulohen prej saj. Kjo e fundit ua kalon specialist­ëve të tjerë me shënimin "Porosi e shefit", duke kërkuar përfundimi­n e praktikës menjëherë. Gjatë hetimeve paraprake Prokuroria bën të ditur se ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka ka regjistrua­r disa praktika tërësisht në kundërshti­m me ligjin, pa kryer verifikime­t përkatëse. Lidhur me juristen Frida Mirashi, gjatë hetimeve rezultoi e provuar se kjo shtetase ka pasur bashkëpuni­m të ngushtë me Zamir Lekën.

 ??  ?? Zamir Hoxha, ish- kreu i Hipotekës Shkodër
Zamir Hoxha, ish- kreu i Hipotekës Shkodër
 ??  ?? Juristja e Hipotekës në Shkodër, Frida Mirashi
Juristja e Hipotekës në Shkodër, Frida Mirashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania