Panorama (Albania)

Apeli lë të lirë mjekët që u arrestuan në Shkodër

Në fuqi Shkalla e Parë, nuk u lejohet detyrë menaxhuese

- s. n

SHKODER - Arrestimi i mjekëve të Spitalit të Shkodrës tashmë rezulton ve? çse një flluskë. Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë të lirë të gjithë të akuzuarit, përveç njërit prej mjekëve, që rezulton ende në kërkim. Arrestimi i personelit të spitalit, mes të cilëve ishin dhe dy ish- drejtorë, ndodhi me shumë bujë rreth një muaj më parë, më 20 shtator. Prokuroria e Shkodrës bëri të ditur se arrestimet erdhën pas një hetimi 2- mujor, ku mjekët dhe punonjësit e tjerë të spitalit u akuzuan për një dëm prej 57 milionë lekësh të rinj për blerjen e produkteve të panevojshm­e dhe në prag të datës së skadencës. Ish- drejtori Çela, i cili ishte i lirë me garanci pasurore prej 5 milionë lekë të vjetër, u rikthye në detyrën e mjekut, por rezulton ende i pezulluar sa i përket funksionit në administri­min e spitalit. Gjithashtu dhe farmacistj­a Karmen Kaçulini, që kishte lënë garancinë pasurore prej 3 milionë lekësh të vjetër; Amanda Matlija, me garancinë pasurore prej 2 milionë lekësh të vjetër dhe Juliana Zhuri, e lënë e lirë me garancinë pasurore prej 2 milionë lekësh të vjetër, do të hetohen në gjendje të lirë pa garanci. Ndërsa për Luan Dragush- ën nuk kishte asnjë masë sigurie, pasi ajo i është revokuar. Por, vazhdon që të jetë në kërkim mjeku Edi Smajlaj dhe për rrjedhojë ndaj tij vazhdon të jetë në fuqi masa "arrest me burg". Mjekët dhe infermierë­t janë në hetim për abuzime me tenderat e blerjeve të medikament­eve dhe pajisje të nevojshme për ndërhyrje kirurgjika­le. Sipas hetimeve të Prokuroris­ë së Shkodrës, dyshohet se në kundërshti­m me detyrën i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësi­së materiale të domosdoshm­e mjekësore për kabinetin e Hemodinami­kës. Sipas Prokuroris­ë, mjekët dhe punonjësit e tjerë, në shkelje të ligjit, kanë kërkuar për blerje- tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, shtator- dhjetor 2016, një sasi shumë të madhe prej 400 stendash ( kateter, koronare dhe sete kirurgjika­le të kardiokiru­rgjisë etj.), jashtë çdo kriteri apo kapaciteti që ky spital ka. Ndërkohë që janë zhvilluar 6 tendera për blerje barnash dhe materiales­h për kabinetin e Hemodinami­kës, shërbimi i Kardiologj­isë, me një vlerë prej 34 492 870 lekësh, janë kryer vetëm 3 ndërhyrje, ndërkohë që janë blerë medikament­e për 400 ndërhyrje. Gjithashtu, për vitin 2017 të lidhen 6 kontrata të tjera me vlerë prej 23 171 853 lekësh, përfshirë këtu edhe kontrata për mirëmbajtj­en e materialev­e të blera. Planifikim­et dhe blerjet për vitin 2017 prej 700 stendash janë bërë duke mos pasur parasysh gjendjen e stokut, afatin e skadencës së materialev­e, kapaciteti­n e spitalit, ndërhyrjet e planifikua­ra për atë vit. Por, sipas mjekëve , në dy vite janë kryer 519 ndërhyrje dhe se për një operacion duhet të jenë të gatshme për mjekun 160 stenda.

 ??  ?? Mjekët e Shkodrës në mbështetje të kolegëve të arrestuar
Mjekët e Shkodrës në mbështetje të kolegëve të arrestuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania