Panorama (Albania)

Nëna: Djali donte të kthehej, i vunë pistoletën në kokë

-

Liri Hoxha, nëna e 18- vjeçarit Festim Hoxha, i cili ishte një prej viktimave të tragjedisë së Butrintit, shprehet se i biri kishte dashur të kthehej kur ka parë se varka ishte tejmbushur, por trafikantë­t i kanë kërcënuar me armë te koka. Asaj ende nuk i janë tharë lotët për djalin e saj të vetëm, që humbi jetën në mënyrë kaq tragjike 10 vite më parë. Me arrestimin e njërit prej organizato­rëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, familjes i është rikthyer edhe një herë ngjarja e asaj dite, që u shndërrua në tragjedi për ta.

Znj. Liri, si e vendosi djali që të nisej për në Greqi? Ai kishte ikur dy ditë më parë në këmbë, nuk e di nga kaloi andej. E kapi Policia dhe u kthye. Kur erdhi në shtëpi, unë i thashë të mos ikte më se do gjenim të hanim edhe kështu siç jemi. Nuk ishim për bukën e gojës, por ai donte të ikte. Erdhi një ditë djali i motrës sime, pra nipi, dhe më tha që do ma merrte djalin në Greqi. Unë i thashë të mos ia ngrinte mendjen, se e kisha djalë të vetëm dhe nuk doja që ai të ikte. Më pas u nis... Po, ata vetë e vendosën të dy bashkë. Ma mori djalin dhe kur i përcolla i thashë nipit tim: Ervis, amanet djalin. Ai më tha: “Mos ki merak, po vdiqa unë, do vdesë edhe djali yt. Nuk e lë vetëm unë atë”. E kështu iku djali. Atë ditë nuk folëm, por unë kisha një engjëll të keq që më thoshte se djalit do t’i ndodhte diçka. Ishte parandjenj­ë që s’më linte të qetë. Po prisja telefonatë­n e tij. Të mori në telefon atë ditë? Po, më mori në telefon. Aty kuptova që djalin e kanë marrë me zor. Ky na mori në telefon pak përpara se të mbytej. Na tha që donte të kthehej, por nuk kthehej dot pas. Foli me të atin fillimisht dhe qante. Ky nuk arriti ta kuptonte e i tha foli mamit. Kur fola me të, i thashë të kthehej pas e të mos qante se ne e prisnim këtu, por ai tha se nuk mundej të kthehej sepse ia kishin çuar pistoletën në kokë. Aty ra linja dhe ne nuk morëm vesh gjë më tej. Mesa duket, ata e kanë kuptuar se varka ishte tejmbushur dhe kanë kërkuar të ktheheshin pas... Si vepruat ju pas kësaj telefonate, lajmëruat Policinë? Ne u shqetësuam shumë. Po prisnim me ankth. Kur pamë pastaj, po atë ditë në televizor, që ishin mbytur disa. Pamë një grua me një fëmijë që ishin gjetur të vdekur. Djalin tonë e gjetën pasdite dhe ne e morëm vesh nga lajmet që djali na ishte mbytur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania