Panorama (Albania)

Vodhi 3.1 mln euro në Gjermani, 12 vjet burgim superhajdu­tit

Dervishi e kreu grabitjen e fundit në Gjermani në vitin 2011

- ERALD DELIU

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar më 12 vjet burgim një 40- vjeçar shqiptar, i shumëkërku­ar nga drejtësia gjermane.

Ai u gjykua në Shqipëri për grabitjet e kryera në Gjermani, si pjesëtar i një grupi kriminal shqiptarog­jerman, që kryenin vjedhje me thyerje, në dëm të sipërmarrj­eve të mediave në të gjithë Europën, ndërsa referuar hetimeve, grabitjet kapnin shumën e 3.1 milionë eurove. Gjykata e Krimeve të Rënda dha verdiktin final për Dervishin, duke e shpallur fajtor për tri raste të grabitjeve në vitin 2011, si dhe për akuzën e “Grupit të strukturua­r kriminal”, ndërsa e shpalli të pafajshëm për 3 raste grabitjesh, të ndodhura në vitin 2009. Gjithashtu, është bërë konfiskimi i disa makinave që ka në pronësi Dervishi, duke kaluar në favor të shtetit. Referuar letërporos­ive të mbërritura nga Gjermania, rezultonte se janë vërtetuar veprat në këto episode: Gjatë natës së datës 3 gusht 2011, në firmën “P. Smehyl Medientech­niK”, ku janë vjedhur kamera shumë të shtrenjta me vlerë rreth 100 mijë euro. Në datën 5 gusht 2011, në firmën “Cine + Media Project Gmbh”, ku janë vjedhur kamera filmike dhe objektivë me vlerën prej 2 milionë e 200 mijë euro. Në hapësirën kohore nga data 22 janar 2011 deri në datën 23 janar 2009, në firmën “Arri rental gmbh” janë vjedhur kamera dhe mediateka në vlerën 800 mijë euro. HETIMET Gjithçka ka nisur në vitin 2013, kur autoritete­t gjermane, pas hetimeve të kryera, kishin krijuar dyshimin e arsyeshëm se personi nën hetim, Klaudjos Dervishi, ishte anëtar i një bande shqiptaro- gjermane, e cila ishte krijuar me qëllim për të kryer vjedhje me thyerje, në dëm të sipërmarrj­eve të mediave në të gjithë Europën. Ata, në mbështetje të Konventës Këshillit të Europës MILIONE euro vlerësohen dëmet e shkaktuara nga vjedhjet që ka bërë shtetasi Klaudjos Dervishi sipas autoritete­ve gjermane. Ata kanë dërguar letërporos­i të shumta në Shqipëri, ndërsa Prokuroria këtu ka sekuestrua­r shumë automjete në emër të 40- vjeçarit për ndihmën e ndërsjellë juridike, në fushën penale”, u kanë kërkuar autoritete­ve shqiptare nëpërmjet letërporos­isë, me objekt “kontrolli dhe konfiskimi i aseteve në kuadër të një procesi hetimor kundër Klaudjos Dervishit”. Sipas autoritete­ve gjermane, duhej urdhëruar ngrirja e aseteve për sigurimin e të drejtave civile të palës së dëmtuar, sepse ekzistonte shqetësimi se personi nën hetim, pas marrjes dijeni për situatën objektive dhe ligjore, do të bënte gjithçka për të zhvendosur pasurinë e tij. Sipas informacio­neve të tyre, malli i vjedhur ishte dërguar dhe përdorur në Shqipëri. Ndërkohë, po në vitin 2013, është bërë edhe konfiskimi i një hoteli në pronësi të Dervishit. “Në kërkesën e saj, Prokuroria ka parashtrua­r se nga hetimet e autoritete­ve gjermane të drejtësisë, ka rezultuar se shtetasi Klaudjos Dervishi, në bashkëpuni­m me shtetas të tjerë, ka realizuar në disa episode vjedhje me dhunë/ thyerje në sasi të mëdha që kap vlerën prej 3.129.616,000 ( tre milionë e njëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqin­d e gjashtëmbë­dhjetë) euro. Duke dyshuar se këto sende të vjedhura ( kamera dhe aksesorë të tyre) janë shitur në Shqipëri, në kërkesën për ekzekutimi­n e letërporos­isë kërkohet konfiskimi i aseteve dhe ushtrimi i kontrollit dhe sekuestrim­it të sendeve në ambientet e disa televizion­eve private në vend”, shkruhej në vendimin për ekzekutimi­n e letërporos­isë.

 ??  ??
 ??  ?? Gjykata e Krimeve të Rënda
Gjykata e Krimeve të Rënda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania