Panorama (Albania)

Merrte para për provimet, arrestohet infermieri

-

KORÇE - Bie në pranga sekseri i Fakultetit të Infermieri­së, premtonte note kaluese në provime në këmbim të 20 mijë lekëve. Një infermier 31- vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së qytetit juglindor, pasi u zbulua se kryente rolin e sekserit dhe merrte pagesa nga studentët e Fakultetit të Infermieri­së në Korçë. Ai shfrytëzon­te pozicionin e tij dhe njohjet personale, duke u siguruar studentëve nga vite të ndryshme marrjen e provimeve. Sipas të dhënave të Policisë, infermieri Alku Gjalli është arrestuar, pasi Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij, ndërkohë që hetimi ka arritur të provojë se 31vjeçari përfitonte nga njohjet e tij me pedagogë të Fakultetit të Infermieri­së dhe u premtonte marrjen e provimeve studentëve kundrejt përfitimit monetar. Infermieri siguronte marrjen e provimeve në degë të ndryshme të këtij fakulteti, ndërsa vlerat për “shërbimin” e kryer ndaj studentëve varionin nga 15- 20 mijë lekë të rinj. Policia bëri me dije se nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm, kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, u prem- tonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermieri­së- Korçë, në lëndë të ndryshme. Hetimi disamujor dhe përdorimi i metodave speciale ka arritur të provojë mënyrën sesi infermieri përfitonte nga njohjet e tij dhe i shfrytëzon­te për të përfituar financiari­sht. Ende nuk dihet nëse pjesë e skemës janë edhe pedagogët, ndërsa çështja është ende nën hetim. “Specialist­ët kundër Korrupsion­it në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit: Alku Gjalli, 31 vjeç, banues në fshatin Vinçan ( me detyrë infermier pranë Spitalit të Korçës). Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim numër 339 datë 16.10.2018, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë ‘ Arrest me burg’, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale ‘ Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’”, bëhet e ditur nga Policia, ndërkohë që vijon puna për dokumentim­in e plotë të ngjarjes dhe çështja i ka kaluar Prokuroris­ë për hetime të mëtejshme. dh. ç

 ??  ?? I arrestuari, Alku Gjalli
I arrestuari, Alku Gjalli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania