Panorama (Albania)

“Presion në pronën time, që t'i lirojnë vendin një vile”

Denoncimi i qytetares: Prej dy muajsh kam frikë të rri në shtëpi

- ETLEVA DELIA

Një qytetare nga Tirana, prej dy muajsh u është drejtuar të gjitha organeve ligjzbatue­se, pasi pretendon se i është dhunuar banesa dhe disa punonjës policie e kanë keqtrajtua­r, duke e shoqëruar me forcë në Komisariat.

Pasi i ka nisur ankesë me shkrim drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, Ardi Veliut, drejtoresh­ës së INUK- ut, Dallëndysh­e Bici, madje ka bërë edhe kallëzim në Prokurori, Marjana Polena bëri një denoncim edhe në gazetën "Panorama". Ajo pretendon se prej dy muajsh ka frikë të shkojë në shtëpinë e saj dhe po qëndron tek i vëllai, pas traumës që ka pësuar më 14 gusht, kur 10 policë të Komisariat­it Nr. 3 i rrethuan shtëpinë dhe e nxorën me forcë për ta shoqëruar në rajon. Për të shmangur ndonjë incident të ngjashëm, por edhe për shkak të gjendjes shëndetëso­re, Polena thotë se nuk mund të shkojë më në shtëpinë e saj, e ndërtuar prej afro 90 vitesh, që tashmë është pjesërisht e shkatërrua­r. Madje, ajo thotë se ditën kur është shoqëruar, një pjesë e shtëpisë së saj është dëmtuar, bashkë me oborrin, për t'i liruar hapësirë një vile që po ndërtohet ngjitur me të. Bëhet fjalë për një shtëpi të vjetër, me të gjitha dokumentet e pronësisë prej vitesh, që ndodhet në rrugën "Hajdar Hidri", pranë asaj "Myslym Shyri". Marjana Polena thotë se gjithçka ka ndodhur për të favorizuar ndërtimin e vilës pranë pronës së saj dhe pa asnjë paralajmër­im, pa prezencën e asnjë anëtari të familjes apo të kryeplakut. Dhunën e pretenduar ndaj saj e banesës, ajo e ka të dokumentua­r me fotografi dhe video, disa prej të cilave na i ka vënë në dispozicio­n. Ndërsa kërkon që të vihet drejtësi, pasi edhe kallëzimin që i vëllai ka depozituar në Prokurori, nuk e kanë marrë parasysh. Disa ditë më parë, ajo ka marrë një përgjigje nga Prokuroria e Tiranës, ku thuhet se është vendosur mosfillim i çështjes. Ajo thotë se i ka dërguar një mesazh edhe Kryeminist­rit Edi Rama për shqetësimi­n e saj dhe ai e ka orientuar te drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu. Më pas, ky i fundit te drejtori i Policisë së Tiranës, që sipas saj nuk e ka pritur. ANKESA NE POLICI Një ditë pas incidentit të ndodhur në shtëpinë e Mariana Polenës, më 15 gusht të këtij viti, vëllai i saj Vangjel Polena i ka nisur një ankesë me shkrim drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë. Duke i kërkuar ndjesë për shqetësimi­n, Polena ka shprehur në ankesën e tij se familja e tij është e terrorizua­r nga punonjësit e Policisë së Shtetit. "Jemi familja Polena, banues në rrugën ' Hajdar Hidri', nr. 63, shtëpi private. Problemi është tepër shqetësues, bëhet fjalë për vartësit tuaj të korrup- tuar, që për hir të ryshfetit shpërdoroj­në detyrën. Më datë 14 gusht 2018, në orën 09: 30, në shtëpi janë shfaqur 10 policë, duke hipur nga muri i portës, duke më shkatërrua­r edhe portën, ku është terrorizua­r e gjithë lagjja. Policët më kanë shoqëruar motrën pa asnjë shkak as kundërshti­m, duke thënë se do të sqarojmë një problem në Komisariat. Motra kishte dy ditë që kishte dalë nga spitali, sepse ka bërë një operacion të rëndë në gju, ka dhe fletë shtrimi në spital. Zoti drejtor, ku e kanë të drejtën policët të hidhen nga muri? E kemi të filmuar nga një kalimtar me celular atë moment. Policia kishte për qëllim të prishnin banjon dhe një kuzhinë që i kanë dokumentet e pronësisë. Më përpara shtëpia bëhej me banjo te porta dhe të gjithë tiranasit te porta e kanë pasur. Por oficerët e Komisariat­it Nr. 3 janë bërë palë me 2 punonjës të korruptuar të INUK- ut, por ne nuk na kanë sjellë asnjë dokument që të kishim dijeni. Këto janë veprime të paligjshme. Motra ime është terrorizua­r dhe dëmtuar nga ana shëndetëso­re nga policët. Përse duhej ta shoqëronin motrën time në Polici dhe e kanë ngritur nga krevati që ishte me regjim shtrati dhe disponon edhe raportin mjekësor? Kanë ardhur pa qenë asnjë njeri në shtëpi, pa qenë asnjë punonjës i pushtetit vendor, as kryeplaku i lagjes, as i plotfuqish­mi i zonës. Po ju fus në thelb të problemit. Komshiu ka bërë një vilë 4- katëshe në kundërshti­m me ligjin urbanistik, duke mos na marrë deklaratë për këtë ndërtim, si kufitar që jemi, që e ka dhe ligji. Por ka dhunuar të drejtat tona, duke më dhunuar banesën e pushtuar oborrin me llamarina. E kam me fotografi kufirin e pronës. Ne jemi çdo ditë nën presion, pasi Policia është bërë palë me shkelësit e ligjit, familjen Kika, burrë e grua. Ne nga kjo Polici, nga Komisariat­i Nr. 3 nuk na është dëgjuar zëri asnjëherë, qoftë dhe ankesat tona që i kemi çuar disa herë te ky Komisariat dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje, por vetëm presione dhe na thonë: ' Mos i ngjitni llamarinat që i vendosën ata'. Ne po ruajmë gjakftohtë­sinë nga këto presione të vazhdueshm­e të policëve. Kërkojmë të vendosni dorë. Ju lutemi, ta merrni me seriozitet këtë problem", thuhet në ankesën e firmosur nga të gjithë anëtarët e familjes Polena, në drejtim të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, Ardi Veliu.

 ??  ?? Marjana Polena, e dhunuar nga Policia
Marjana Polena, e dhunuar nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania