Panorama (Albania)

RAPORTI I BE

-

Kushtetuta e Hungarisë tashmë e quan fjetjen në rrugë nga të pastrehët, një krim. Që nga e hëna, në këtë vend të Bashkimit Europian ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e të pastrehëve. Qeveria pretendon se me këtë ligj do të shpëtojë jetë, por kritikët e konsideroj­në çnjerëzor. Sipas të dhënave, pothuajse në asnjë kryeqytet tjetër europiano- lindor nuk ka kaq shumë të pastrehë, kryesisht të moshuar, sa ka në Budapest. Problemi është injoruar edhe nga qeveritë e majta, edhe nga ato të djathta. Kryeminist­ri aktual i Hungarisë, Viktor Orban, Kritika dhe protesta ndaj ligjit të ri kundër të pastrehëve në Hungari ka pasur edhe në nivel ndërkombët­ar. Në një raport të Parlamenti­t Europian, të quajtur “Raporti Sargentini”, përshkruhe­t se si Hungaria po shkel parimet e shtetit ligjor dhe vlerat themelore të BE- së. “Raporti Sargentini” është baza e një procesi të hapur të BE- së ndaj Hungarisë. ka marrë përsipër ta zgjidhë këtë problem sipas mënyrës së tij: duke i ndaluar të pastrehët. Në qershor të këtij viti u miratua një ndryshim kushtetues për të ndaluar të pastrehët me një ligj themelor hungarez, ku thuhet: “Qëndrimi për jetesë në hapësirat publike është i ndaluar”. Jetesë në mjedise publike, sipas këtij ligji, mund të konsideroh­et nëse një i pastrehë me plaçka me vete qëndron i ulur ose i shtrirë diku. Nëse me kërkesën e Policisë personi nuk largohet për të shkuar p. sh. në ndonjë strehimore, atë e detyrojnë të punojë për komunën dhe në rast se e refuzon këtë, mund të arrestohet, sipas një shpjegimi të ligjit nga “Deutsche Welle”. Burgimi parashikoh­et edhe nëse personi brenda tre muajsh, pas tri kërkesash të Policisë nuk është larguar nga vendqëndri­mi në hapësirat publike. Në këtë rast ka një proces të përshpejtu­ar dhe dënim me burg. Po ashtu, Policia mund të konfiskojë dhe asgjësojë plaçkat e sendet që posedon personi i pastrehë, përfshirë edhe sende personale si fotografit­ë.

Shumë organizata joqeverita­re në Hungari po protestojn­ë prej muajsh kundër këtij ligji që e konsideroj­në çnjerëzor dhe të papërshtat­shëm për zgjidhjen e problemit. Shoqatat civile dhe të artistëve protestuan fundjavën e kaluar kundër ligjit të ri me anë të pankartave, ku shkruhej: “Varfëria nuk është akt penal”; “Kush i trazon të varfrit, është burracak”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania