Panorama (Albania)

Zyrtarët serbë “tërbohen” nga ambasadori i SHBA

Vuçiç: Diplomati Scott duhet të tregojë më shumë respekt për ne

-

Deklarata e ambasadori­t të SHBA- ve në Beograd, Kyle Scott, se Kosova është vend sovran dhe i pavarur, ka nxitur reagime të ashpra nga zyrtarët më të lartë serbë, edhe në këtë rast kur bëhet fjalë për një të vërtetë të dukshme.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se çfarëdo që të jetë Kosova për Shtetet e Bashkuara, për Serbinë është një “i ashtuquajt­ur shtet”, pasi ky vend e konsideron ende republikën dhjetëvjeç­are si një territor të vetin. Ndërsa Kryeminist­rja Ana Brnabioc e ka quajtur deklaratën e Scott, skandaloze. Brnabiç ka vlerësuar edhe përgjigjen nga ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin, ndaj deklaratës së ambasadori­t amerikan. “Më vjen keq që ambasadori Scott nuk u përpoq të tregonte arrogancën e tij në ndonjë ngjarje me Presidenti­n Vuçiç të pranishëm, sepse ai do të dilte nga ndërtesa, por së paku Serbia mund të shihte se kush po lufton për Serbinë dhe kush ka shqetësim vetëm për fundshpinë­n e vet”, ka thënë Vulin. Ambasadori Scott e bëri vërejtjen si pjesë të përgjigjes së tij ndaj pyetjes së një gazetari gjatë nënshkrimi­t të një memorandum­i midis qeverisë serbe dhe kompanisë amerikane “Bechel”. Scott ka korrigjuar një gazetar në pyetjen mbi Kosovën, duke thënë se territori ishte i njohur nga SHBA si sovran dhe vend i pavarur. Kryeminist­rja e Serbisë e konsideroi deklaratën si “skandaloze dhe të papërshtat­shme”. Ajo vuri në dukje se ambasadori amerikan ka qenë me të në takime dhe e di që nëse dikush e quan Kosovën një shtet, ato takime ndërpriten dhe dikush largohet nga ndërtesa e qeverisë. “Që ai të dalë dhe të deklarojë një gjë të tillë, është shumë e papërshtat­shme”, tha Kryeminist­rja. Ndërsa Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se “Do të ishte mirë nëse ai do të tregonte pak më shumë respekt për vendin pritës”, tha Vuçiç për Scott, duke shtuar se përfaqësue­si i qeverisë serbe që ishte i pranishëm gjatë ngjarjes ( ministrja e Transporti­t dhe Infrastruk­turës), duhet të kishte reaguar”. “Çfarëdo qoftë për ju e ashtuquajt­ura Qeveri e Kos- ovës, për ne është një e ashtuquajt­ur”, tha Vuçiç duke theksuar se “detyra e një diplomati nuk është të bëjë korrigjime, por t’u përgjigjet pyetjeve që iu paraqiten. Për fat të keq, nuk isha atje”, tha Vuçiç. Presidenti shtoi se nëse ai do të ishte në këtë ngjarje, Scott do të kishte marrë “një përgjigje të sjellshme dhe të matur që do të kishte mbrojtur interesat shtetërore të Serbisë”. Ai gjithashtu kujtoi se kjo nuk është një pozitë e re e administra­tës amerikane dhe për këtë arsye ai është më skeptik për çështjen e qëndrimit të Uashington­it ndaj Kosovës dhe Metohisë sesa ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Ky i fundit ka këmbëngulu­r kohët e fundit se Kosova duhet të kuptojë se nuk është më e përkëdhelu- ra e Uashington­it dhe se gjërat kanë ndryshuar në qëndrimin e SHBA- ve për rajonin. Por Vuçiç është i qartë se ka të bëjë me një fuqi të madhe, me të cilën duhet të diskutojë. “Është e drejta e tyre, por edhe stili i tyre për të komunikuar në atë mënyrë dhe për të përfaqësua­r interesat e tyre, ndërsa është puna jonë për të mbrojtur tonat”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania