Panorama (Albania)

“Sauditët po mbulojnë vrasjen e Khashoggi- t”

-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë një deklaratë “bombë” të martën, me të cilën ka akuzuar sauditët se mund të kenë mbuluar një vrasje në konsullatë­n e tyre në Stambollit, duke shënuar një kthesë dramatike në rastin e zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Gazetari i njohur jetonte në Turqi dhe kishte shkuar në konsullatë­n e vendit të tij për të marrë një dokument martese që të kurorëzohe­j me një shtetase turke. Ai hyri në konsullatë më 2 tetor dhe nuk doli kurrë prej saj. Zyrtarisht, nga konsullata saudite kanë thënë se Khashoggi është larguar gjallë nga ndërtesa, por nuk kanë mundur ta provojnë këtë. Hetuesit turq kanë hyrë në konsullatë­n saudite në Stamboll për të kërkuar prova mbi zhdukjen e gazetarit, me besimin paraprak se Khashoggi ishte vrarë në mënyrë brutale nga një ekip prej 15 vetash, që kishin shkuar në Turqi nga Arabia Saudite posaçërish­t për këtë mision dhe janë larguar ditën e vrasjes. Autoritete­t turke thonë se kanë edhe prova video dhe audio të vrasjes brutale. Erdogan tha se hetuesit turq, që kishin hyrë në konsullatë pasi Mbreti Salman i Arabisë Saudite kishte dhënë lejen për këtë, gjetën sipërfaqe të sapolyera, gjë që mund të tregonte një përpjekje për të fshehur provat. Deklarata e Erdogan vjen në një kohë kur sSekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është në Arabinë Saudite për çështjen e gazetarit të zhdukur, i cili punonte për “Washington Post”. Sipas raportimev­e të mediave më të fuqishme amerikane, qeveria saudite ka përgatitur një dokument ku do të pohojë se gazetari i zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, ka vdekur aksidental­isht gjatë një procesi marrjeje në pyetje, në konsullatë­n e Arabisë Saudite në Turqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania