Panorama (Albania)

Tetë ndeshje pa shënuar, Kombëtaret në krizë... goli

-

Nga U- 19 dhe deri te Kombëtarja A janë luajtur në periudhën shtator- tetor 11 ndeshje. Tri herë ka qenë në fushë U- 19, katër herë U21 dhe po kaq herë skuadra e drejtuar nga Kristian Panuçi. Besojeni apo jo, por shifrat tregojnë që në 8 nga 11 takime, ekipet kuqezinj nuk kanë arritur të shënojnë, ndërsa vetëm në tre ia kanë dalë të gjejnë rrugën e rrjetës, pikërisht në Shqipëri- Izrael ( 1- 0), si dhe Itali U- 21Shqipëri U- 21 ( 3- 1) dhe Estoni U21- Shqipëri U- 21 ( 2- 2). Rekord neg- ativ mban Kombëtarja U- 19 e drejtuar nga Erjon Bogdani, që në javën e fundit në tri ndeshje eliminator­e të luajtura në "Niko Doavana" ndaj Ukrainës, Sllovakisë dhe Norvegjisë, jo vetëm që nuk ka marrë pikë, por nuk ka arritur të shënojë qoftë edhe një gol nderi. Kombëtarja Shpresa ka luajtur në dy muajt e fundit tri takime eliminator­e dhe një miqësore ndaj Italisë. Në kualifikue­se ka pësuar dy humbje ndaj Spanjës, ndërsa e mbylli edicionin me një barazim 2- 2 në transfertë kundër Estonisë. Në mes është edhe humbja me Italinë 3- 1 në miqësore. Nëse situatën tek U- 21 mund ta quajmë si krizë për një fitore, hallin më të madh për golin e ka Kombëtarja A. Është fakt që në të tria ndeshjet e fundit, dy për Ligën e Kombeve në Skoci dhe Izrael, e gjithashtu në miqësoren ndaj Jordanisë, të besuarit e Panuçit nuk kanë ditur të shënojnë. Rastet kanë qenë të shumta, por finalizimi ka lënë për të dëshiruar, madje as ndaj një ekipi të nivelit të ulët si Jorda- nia. Sulmuesit janë nën "akuzë", por nëse shikon edhe ecurinë e skuadrave në fazën mbrojtëse, situata bëhet edhe më dramatike. Kemi pësuar gola qesharakë në të tria Kombëtaret. Sindroma e pësimit në minutat e fundit është hapur çuditërish­t jo vetëm te Kombëtarja A, por veçanërish­t tek U- 21 dhe U- 19. Tashmë shpresa e vetme për të mos e quajtur të "zi" muajin tetor është Kombëtarja U- 17, që do të luajë kualifikue­set për Europianin 2019 nga data 23 deri më 29.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania