Panorama (Albania)

Seferi s’mjafton, ‘ paqe’ në Estoni

Shpresat e mbyllin të pestët. Gol në fund dhe gafa në mbrojtje heq triumfin

- OLSI TUJANI

Superforma e Taulant Seferit nuk mjaftoi. Kombëtarja U- 21 e mbylli me barazim edicionin e kualifikue­seve ndaj Estonisë, duke barazuar 2- 2.

Një ndeshje ku kuqezinjtë kaluan dy herë të parët në avantazh me sulmuesin e Uinterthur­it në Ligën e Dytë zvicerane, por në fund, një gol i realizuar në të 87- ën minutë nxjerr të besuarit e Bushit nga fusha vetëm me një pikë dhe në vendin e pestë, me shtatë të tilla.

NDESHJA

Kuqezinjtë e nisën mirë. Një aksion i Seferit nga e majta, me futbollist­in kuqezi që futet në zonë dhe përballë portierit gjuan saktë, duke realizuar 0- 1, ndërkohë që është vetëm minuta e 12- të. Lojë e mirë e Shqipërisë, por një gabim në prapavijë bën që ta pësojmë. Estonia barazoi me Livak në minutën e 32- të, pasi Kryeziu ul gabimisht një top me gjoks për portierin Kastrati, por sulmuesi estonez përfiton dhe dërgon sferën në rrjetë. Rast në fund të pjesës së parë, pasi Bare asiston Seferin brenda zonës, por nuk e ul mirë dhe vonon në goditje. Në fund të pjesës së parë, Livak gaboi nga pika e bardhë për vendësit, pas një 11- metërshi të dyshimtë të akorduar nga gjyqtari ku sërish protagonis­t u bë Kryeziu. Në të dytën, loja ishte e barabartë dhe Kastrati sa herë u thirr në detyrë, u tregua i gatshëm. Në minutën e 69- të ishte përsëri Seferi, që me një të djathtë nga brenda zone nuk gaboi dhe çoi përsëri në avantazh Shpresat. Kontroll dhe qetësi në zonë, duke shënuar një gol të zgjuar dhe prej bomberi "vrasës" në zonë. Teksa gjithçka po shkonte drejt mbylljes së kësaj fushate me një fitore në transfertë, erdhi përsëri goli i Livak në minutën e 87- të, zakon për këtë Kombëtare të pësojë në fund. Një goditje nga këndi bën që Livak t'u vidhet mbrojtësve për të goditur me kokë dhe pasi sfera përplaset në shtyllë, ndalet në rrjetë. Përfundon 2- 2 dhe Shqipëria e mbyll në vend të pestë me shtatë pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania