Panorama (Albania)

Gabim elementar, Norvegjia vulos kualifikue­set me humbje

-

Asnjë pikë dhe asnjë gol, shumë gabime në mbrojtje, por me një lojë për t'u duartrokit­ur, pasi dhanë gjithçka në fushë. Kjo është panorama edhe në ndeshjen me Norvegjinë, por edhe panorama e Shqipërisë në këto eliminator­e. Sërish në vendin e fundit.

SFIDA E FUNDIT

Sfida përball nordikëve erdhi si një ndeshje pa asnjë objektiv në grup dhe si një mundësi për autokritik­ë për humbjen 7- 1 të vitit të kaluar, por edhe në ndeshjen e dytë përballë tyre nuk ia dalim të marrim rezultat pozitiv, teksa kundërshta­ri luante kualifikim­in në këtë sfidë, ndërsa kuqezinjtë jashtë çdo objektivi. Asnjëra nuk merr iniciativë­n të rrezikojë portën e kundërshta­rit deri në minutën e 30- të. Një tjetër kundërsulm, një tjetër gabim dhe një tjetër gol i dhuruar. Këtë herë është Enes Isufi që gabon duke mos larguar topin e harkuar nga Stevenik brenda zonës dhe mbrojtësi i Skënderbeu­t nuk e lexon harkimin dhe pas tij Boteim nuk mund të gabonte nga një distancë thuajse 5 metra, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës, me Alian të mposhtur. Pjesa e dytë në "Niko Dovana" është e njëjta, me Norvegjinë që kontrollon topin dhe vendos në gjumë kuqezinjtë që nuk reagojnë. Kur gjithçka ishte drejt fundit, Pjetri harkon një top në thellësi të sulmit, me Frrokun që vetëm e prek dhe nuk e kontrollon duke hequr shansin më të artë të takimit për ta barazuar. Pa dyshim që fati nuk ishte me kuqezinjtë, jo vetëm dje, por në të tria takimet. Në fund mbyllet 0- 1, me Norvegjinë që arrin të kualifikoh­et.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania