Panorama (Albania)

Kompensimi, lista e re e pronarëve në 13 qytete

Zbardhet lista e re e pronarëve që duhet të plotësojnë dosjen e kompensimi­t. Afati ligjor e dokumentet për tokat me 7501

-

Vetëm pak muaj kanë mbetur për shqyrtimin e dosjeve pa vendim, duke qenë se në shkurt të 2019- s skadon edhe afati ligjor për trajtimin e tyre.

Deri më tani janë shqyrtuar 6 mijë kërkesa, ndërkohë që janë në proces edhe rreth 10 500 të tjera. Për një pjesë të dosjeve, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka hasur në vështirësi, duke qenë se e ka pasur të pamundur për të kontaktuar pronarët prej mungesës së adresave të sakta. Në këto kushte, janë bashkitë ato që po ndërmjetës­ojnë procesin. Gazeta boton sot emrat e 480 pronarëve me mangësi në dokumentac­ion. Kanë qenë bashkitë Durrës, Tiranë, Delvinë, Shijak, Vorë, Kavajë, Kamzë, Korçë, Pogradec, Fier, Burrel, Rrogozhinë dhe Krujë, ato të cilat kanë bërë publike listat e qytetarëve, që duhet të paraqiten në Agjencinë e Trajtimit të Pronave për të bërë plotësimin e dosjes.

AFATET DHE DOKUMENTET

Sipas vendimit, qytetarët kanë një muaj afat për të bërë plotësimin e dosjes. Por, praktika ka treguar se edhe kur ësh- të tejkaluar ky afat, dokumentet nuk janë refuzuar. Nga ana e Agjencisë së Trajtimit, çfarë kërkohen kryesisht janë dokumente ligjore, dokumente arkivore apo dokumente nga zyrat vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Duke qenë se ligji ka një përcaktim të atillë që duhet të vërtetohet origjina dhe mbajtja e saj deri në momentin e konfiskimi­t, atëherë pronarit i lind detyrimi të vërtetojë sesi e ka përfituar këtë pronë deri në momentin që është shpronësua­r.

TOKA ME 7501

Nga pronarët kërkohet, po ashtu, edhe një vërtetim për të provuar nëse kanë përfituar apo jo tokë me Ligjin 7501. Nëse rezulton që një familje ka përfituar, atëherë edhe pretendimi i saj bie poshtë, pra, kërkesa rrëzohet. Sipas kësaj logjike, pronarët s'mund të marrin dy herë tokë, rrjedhimis­ht konsideroh­en të kompensuar. Nga të dhënat zyrtare rezulton se në Agjencinë e Pronave janë depozituar 16,462 kërkesa për njohje pronësie. Një pjesë prej tyre janë aplikime të bëra rishtazi pas rihapjes së afatit me ligjin e ri. Në proces janë 5 mijë dosje të tjera, për të cilat qytetarët janë njoftuar mbi plotësimet që duhet të bëjnë.

 ??  ?? Qytetarët në zyrat e ATP
Qytetarët në zyrat e ATP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania