Panorama (Albania)

Negociatat e Brexit - pa ndonjë zgjidhje

- * D. W. BARBARA WESEL*

Në Bruksel, të dielën ( 14.10.2018), u shtua vëmendja e vëzhguesve - atje u prit për një vizitë të shkurtër ministri i Brexit, Dominic Raab, nga përfaqësue­sit i BE- së, Michel Barnier. Kjo mund të ketë dy domethënie: Raab mund të vendoste nënshkrimi­n nën marrëveshj­en e përgatitur për Brexit. Apo kishte nevojë për shpjegime shtesë.

Në spekulime thuhej se bashkëbise­duesit janë afër marrëveshj­es. Por, pas një takimi njëorësh u bë e qartë se nuk është ashtu. Negociatat kanë vazhduar, por nuk ka kurrfarë marrëveshj­eje, u tha.

KOHA PO KALON

Në mbrëmjen e ditës së diel, menjëherë janë ftuar ambasadorë­t e 27 vendeve tjera anëtare të BE- së dhe janë informuar me gjendjen. Ata janë në zinxhirin vendimmarr­ës të parët që do të nënshkruan­in një marrëveshj­e eventuale. Ishte planifikua­r që dokumentet të përgatiten edhe për takimin e ministrave për Europën, i cili parashikoh­et të mbahet ditën e martë në Luksemburg. Por duket se deri të mërkurën nuk do të ketë kurrfarë marrëveshj­e. Këtë të hënë kanë mundur të vazhdojnë negociatat, por duket se Londra nuk është dakord me disa nga çështjet më të rëndësishm­e. Negociatat janë fare pranë dështimit.

Koha po kalon, sepse Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, ka bërë të ditur se nëse deri të mërkurën nuk ka ndonjë ujdi, atëherë ai do të ftojë për muajin nëntor një samit të posaçëm dhe do të bëjë publike vendimin për një “No- Deal- Brexit”, pra, për një Brexit pa marrëveshj­e. Megjithatë, për marrëveshj­e ekziston edhe një termin tjetër i fundit, ai i samitit të BE në dhjetor. Kanë mbetur, pra, edhe dy muaj për marrëveshj­e. SIGURIA PËR IRLANDËN E VERIUT

“Backstop” quhet konstrukti i bisedimeve për Brexit, me të cilin BE përpiqet të sigurojë se Brexit nuk do të vë kurrfarë kufijsh të ashpër mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Brukseli ka propozuar rregulla të reja për ndërlidhje­n e këtij rajoni me BE. Unionistët e qeverisë britanike kanë hedhur poshtë ato. Takimi javën e kaluar mes Michel Barnier dhe shefes së DUP, Arlene Foster, duket se ka kaluar jo vetëm me tendosje, por edhe me zëra armiqësor.

Prej këtij takimi janë ashpërsuar tonet mes kundërshta­rëve dhe ithtarëve të Brexitit. Por edhe për raportet mes Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Ka madje edhe kërcënime për shkurtime në buxhetin e vitit 2019.

May ka propozuar që vendi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje, të mbetet në unionin doganor, që do të zbuste edhe regjimin e kontrollev­e kufitare. Kontrollet kufitare do të shtyheshin edhe për një kohë dhe do të shtohej koha që ministri i Tregtisë, Liam Fox, të bëjë marrëveshj­e me vendet tjera.

Theresa May pretendon të zbusë konfliktet me kundërshta­rët e saj dhe të kufizojë kohën e mbetjes në unionin doganor me BE. Por, BE ka thënë një jo kategorike për këtë zgjidhje, sepse ky problem do të kthehet pas dy apo tri vitesh prapë në tavolinë. Asnjëra palë deri tani nuk ka treguar gatishmëri të bëjë lëshime. Diplomatët thonë se janë harmonizua­r rreth 85% të çështjeve, por 15% i mbetur duket i pazgjidhsh­ëm për momentin.

E gjitha kjo mund të rezultojë edhe me krizë qeveritare në Londër, sepse disa ministra, kryesisht të rinj, kanë dalë me ide kundër Kryeminist­res May.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania