Panorama (Albania)

Djali i deputetit të PS mbetet në burg, avokati: Xhisela nën përgjegjës­i penale

Rexhep Rraja mungoi në seancë, avokati Ilir Murati publikon pamjet nga hoteli: Takimi ishte miqësor, nuk ka dhunë

-

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të lërë në burg Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS- së, Rrahman Rraja, i cili është nën hetim për përndjekje­n e shtetases Xhisela Maloku.

Seanca gjyqësore është zhvilluar ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit në Tiranë, e cila ka nisur në orën 10: 30 të mëngjesit. Vetë djali i deputetit nuk ishte prezent në seancë, por përfaqësoh­ej nga avokati i tij, Ilir Murati. Seanca gjyqësore u zhvillua pa praninë e kamerave, edhe pse interesi ishte mjaft i madh. Që në fillim, avokati i Rexhep Rrajës, Ilir Murati, kërkoi nga gjyqtarja Shpresa Beçaj që të shfuqizont­e vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vendosjen në masën e "Arrestit me burg" të Rexhep Rrajës. Madje, avokati tha se kallëzimi i bërë nga shtetasja Xhisela Maloku ishte i "rremë" dhe se ajo e ka tërhequr atë. "Rexhep Rraja duhet të ishte liruar, pasi kallëzuesj­a është tërhequr. Marrëdhëni­et e tyre janë shumë korrekte dhe kallëzimin ajo e ka bërë nga xhelozia. Unë kam folur vetë me të, më ka takuar në zyrë dhe më ka thënë se e ka bërë kallëzimin nga xhelozia. Asgjë nuk është e vërtetë nga ato që thuhen", ka thënë avokati Ilir Murati në seancë. Ai, më tej, ka thënë se Gjykata është nën presion lidhur me kërkesën për lirimin e klientit të tij. Gjyqtarja Shpresa Beçaj i ka tërhequr vëmendjen avokatit në lidhje me gjuhën e përdorur. Më tej, avokati Ilir Murati tha se djegia me cigare, e konstatuar edhe nga ekspertiza mjekoligjo­re e kryer ndaj shtetases Xhisela Maloku, nuk provon asgjë, pasi, sipas tij, ka shumë të rinj që "kanë hobi të digjen me cigare". Ndër të tjera, avokati Ilir Murati përmendi se nëna e Rexhep Rrajës është shumë sëmurë dhe se klienti i tij kishte arsye më shumë për t'u liruar. Rexhep Rraja, nga ana e tij, nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore. Avokati Ilir Murati paraqiti edhe pamje të pretenduar­a se janë marrë nga hotel "Boçi" ditën që pretendohe­t nga Prokuroria e Krujës se është dhunuar Xhisela Maloku. Në këto pamje, duket se Maloku dhe Rexhep Rraja duket se bise- dojnë normalisht. Megjithatë, gjyqtarja Beçaj u tërhoq për vendim dhe vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krujës për Rexhep Rrajën. Tashmë, mbrojtjes nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Për rastin në fjalë, janë duke u zhvilluar hetime nga Prokuroria e Krujës, ndërsa në Tiranë, Prokuroria po heton pretendime­t e ish- oficerit të Policisë, Emiljano Nuhu, i cili ka denoncuar deputetin e PS- së, Balla, se i ka vënë pistoletën në kokë për mbylljen e dosjes së Malokut. Dy ditë më parë, në Prokurori ka qenë deputeti i PS- së, Rrahman Rraja, i cili ka dëshmuar për ngjarjen. Ai ka thënë se nuk e ka takuar asnjëherë Emiljano Nuhun dhe se kjo provohet lehtësisht nga tabulatet telefonike. Edhe pse Xhisela Maloku ka bërë tri kallëzime ndaj Rexhep Rrajës, në daljet e saj publike ajo mohon të jetë dhunuar apo kërcënuar prej tij. Maloku pretendon se kallëzimet i ka bërë për shkak të xhelozisë dhe ka kërkuar që ai të lirohet nga burgu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania