Panorama (Albania)

Lufta për kohën në Greqi dhe me Greqinë

- MENTOR NAZARKO

Nënjë lëvizje surprizë, si për të theksuar zëshëm ciklin e ri të rrezikshëm ku mund të hyjë politika greke, ministri i Jashtëm i vendit fqinjë, Nikos Kotzias dha dorëheqjen. Profesori i sociologji­së, marksisti i dikurshëm, zgjodhi të veprojë me dinjitet brenda kabinetit të vet, pa u zvarritur, ndonëse situata brenda qeverisë...

së Kryeminist­rit Tsipras është delikate dhe çdo votë, pra, edhe e ministrit të Mbrojtjes, ekstremist­it të djathtë Kamenos dhe partisë së tij në Parlament, është e shtrenjtë. Për më shumë ato shtrenjtoh­en në llogaritë e ardhshme elektorale, ndërsa zgjedhjet zhvillohen vitin e ardhshëm dhe sondazhet japin për fitues konservato­rët e djathtë. Kriza financiare është lënë pas krahëve dhe konservato­rët, që kishin pjesën e tyre në krizë, kanë fituar terren.

Është një luftë për kohën, jo thjesht për Greqinë, por për politikën e jashtme të saj. Në përpjekje për të dhënë idenë e vijimësisë së politikës së jashtme të Kotzias, jo thjesht për marrëdhëni­et me Maqedoninë, por dhe në plan global, por, në fakt, për të mos hapur telashe të tjera, duke kërkuar ministër të Jashtëm, Tsipras tha se do të bëhej ai ministër i Jashtëm dhe do të punonte për jetësimin e marrëveshj­es së Prespës. Por të gjithë e dinë se Tsipras shumë rrallë ka folur për politikën e jashtme dhe përgjithës­isht ka besuar në veprën e kryediplom­atit të tij. Pse luftë për kohën?

Marrëveshj­a me Maqedoninë ka dy anë. Ekziston rreziku që dhe nëse numrat për ndryshime kushtetues­e, sipas kësaj marrëveshj­eje, arrihen në Maqedoni, Parlamenti grek, që mund të hyjë në periudhën parazgjedh­ore, ta shtyjë atë. Për të mos e miratuar, nëse konservato­rët vijnë në pushtet. Dhe marrëveshj­a e Prespës, që afron Maqedoninë me NATO- n, duke zemëruar Rusinë, nuk është thjesht çështje rajonale, por globale.

Në luftë për kohën është dhe paqësimi me Shqipërinë, ku seti i marrëveshj­eve ( detit, ligji i luftës etj.), pjesë e të ashtuquajt­urës Marrëveshj­e në kuadër të Partnerite­tit Strategjik, gjithashtu po shtyhet në kohë, pak nga protagoniz­mi i Metës, i kufizuar nga një vendim shumë i ngurtë i Gjykatës Kushtetues­e, pak nga takticizmi i qeverisë, apo dhe nga ndikime të tjera jashtë vendit.

Në këtë rrezikim të kohës greke, apo me grekët, ikja e Kotzias ka peshën më të madhe. Si kurrë ndonjëherë nën udhëheqjen e tij, politika e jashtme greke, tentoi të rifitonte terrenin e humbur në Ballkan, apo rreth e qark Greqisë, ndonëse nën vështirësi të mëdha, me bjerrje serioze të autoriteti­t ndërkombët­ar për shkak të falimentit financiar. Posaçërish­t në Ballkan, por dhe duke theksuar linjën properëndi­more. Besnik i linjës së të majtës ekstreme greke, pro shqiptare, apo më afër shqiptarëv­e, trashëgimt­are e luftëtarëv­e komunistë të Luftës së Dytë Botërore, ku ka ndikim gjithsesi përbërësja arvanitase, Kotzias tentoi ta dinamizont­e diplomacin­ë e vendit të tij në rajon, duke u shtyrë, duke rivalizuar me Turqinë, e cila në fakt ishte imponuar fuqishëm. Turqia gjatë krizës greke ishte bërë e pranishme jo vetëm në Shqipëri e Maqedoni, por dhe në Serbi, ministri i Jashtëm i së cilës i këndonte para pak muajsh këngën e Osman Agait para Presidenti­t turk Erdogan. Për të mundësuar këtë fuqizim të Greqisë në rajon, për të krijuar tregje të reja për ekonominë e ndrydhur greke, profesori, i cili është politikani fqinj, i cili ka shpenzuar më së shumti fjalë të bukura për shqiptarët, organizoi shumë vizita, takime, kortezira logjistike, festëra kulinarie dhe muzike, diplomacin­ë e monumentev­e të Greqisë së lashtë, por jo vetëm kaq. Ai madje ka bërë dhe tërheqje nga qëndrime, që dukeshin të palëkundur­a. Sa më shumë koha kalonte dhe afroheshin zgjedhje, aq më shumë këto lëshime, zvogëlohes­hin dhe treteshin: armiku ( rivalët konservato­rë) te porta zgjaste hijen e vet. Filloi të fliste për çështjen çame, korrigjimi­n e marrëveshj­es së detit, paraprirë, me siguri, nga bisedime të pafundme me homologun e tij Bushati në forume rajonale për t’u tërhequr gjithnjë e më shumë nga pozicionet e mëparshme. Një zot e di sesi është reflektuar ky ndryshim në tekstet që palët kanë arritur të përafrojnë deri më tani, por rreziqet janë serioze. A do ndryshohen apo nuk do të firmosen kurrë njëlloj- kjo është çështja.

Sepse është plotësisht e vërtetë dhe historikis­ht e provuar se Shqipëria ka mundur të normalizoj­ë marrëdhëni­et më së shumti pikërisht me qeveritë e majta greke. Në kushtet kur Greqia ishte në momentin e dobësisë së saj maksimale, këto marrëdhëni­e, të përkthyera në marrëveshj­e do të mund të prodhonin rezultatet më të mira. Nesër mund të mos jetë kështu. Është e sigurt se nuk do të jetë kështu.

Profesori i shëndetshë­m, me humorin e tij cinik, iku dhe zgjedhjet greke po afrojnë. Me gjasë, edhe shanset që Greqia të normalizoj­ë cilësisht marrëdhëni­et me fqinjët e vet po humbin terren. Ndonëse Tsipras është garant i vijimësisë, si u zotua, në lojën për Ballkanin është dhe faktori rus. Greqia u acarua me të, për shkak të afrimit ruso- turk, duke përzënë diplomatë rusë, duke u pozicionua­r në mënyrë kritike për shkak të rolit destruktiv rus ndajM së Prespës. Megjithatë, situata sot pas ikjes së Tsipras ngjan komplekse: Një vend i madh si Rusia ka shumë që t’i ofrojë njëherësh edhe dy shteteve rivale. Për këtë arsye sytë e Perëndimit dhe NATO- s, ndërsa nga politika e jashtme e një vendi anëtar ikën një properëndi­mor si Kotzias, janë nga vizita e ardhshme e Tsipras në Rusi në dhjetor…

 ??  ??
 ??  ?? Ish- ministri i Jashtëm i Greqisë, Kotzias
Ish- ministri i Jashtëm i Greqisë, Kotzias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania