Panorama (Albania)

Vdis pa të të dua

- LEONIDHA MËRTIRI

Këtoditë u përcoll për në banesën e fundit poeti ynë i madh, Fatos Arapi. Vitet e fundit- i mbyllur mes katër mureve të shtëpisë. Dhe iku… ashtu pa u ndjerë, pa kurrfarë zhurme, sikur të mos kish qenë ai, poeti i madh i kombit shqiptar. Asnjë ceremoni për të, vetëm njerëz të familjes a ndonjë shok që mësoi për ikjen e tij, përbënte kortezhin e përcjellje­s për në banesën e fundit...

Ndoshta ka qenë kjo dhe një dëshirë e Fatos Arapit. Sepse, me kohë, askush nuk u kujtua për të. Por lotët e poetit tonë të shquar, mikut tonë të dashur, Xhevahir Spahiu, teksa papritur përballet me afishen që lajmëron vdekjen e mikut të tij, botuar kjo pamje në media, flasin më shumë se mijëra fjalë dhe zëri ynë nuk zvarget, por bëhet ulërimë, që çan muret e Ministrisë së Kulturës apo të Kryeminist­risë: O njerëz, ç’bëni kështu? Si mund të lini pas dore këtë thesar të kombit tonë e të mos kujtoheni një herë të vetme për të apo dhe të tjerë njerëz të nderuar, që kanë sakrifikua­r gjithçka për kombin, për Atdheun e tyre dhe kanë ikur nga kjo jetë, të harruar, të varfër e në vetmi të madhe!

Por ajo që të vret më shumë për këto raste janë lotët e krokodilit, veshur me një hipokrizi që kutërbon veç erë të keqe, të disa palo qeveritarë­ve e drejtues të institucio­neve të ndryshme, që u ka zënë sytë padija dhe korrupsion­i. “Respektimi” pas vdekjes- mbuluar i tëri me një aureolë të gënjeshtër­t, të përlotur në homazhe, i hedhur nëpër media apo në “Facebook”, shoqëruar herë- herë edhe me ndonjë dhënie titulli. Tablo false që shiten jo rrallë, por që tronditin shumë shpirtin e njerëzve të ndershëm dhe e zjarrmojnë ndjeshmëri­në. Pamoralshm­ëria bëhet kështu sunduese përkundrej­t kontributi­t të vyer të njerëzve të zotë e idealistë të admirueshë­m, modestisë së tyre të jashtëzako­nshme, duke kërkuar t’i fyejë dhe më tej këta të fundit. Nga anët e mia, këtë qëndrim dyfaqësh, e ironizojnë me shprehjen kuptim- plote: Vdis, pa të të dua. Por hipokrizia mbetet hipokrizi, sido që të shfaqet ajo.

Pak kohë më parë, një kolegu im, shok dhe mik i afërt me të ndjerin Luan Hajdaraga, me të drejtë shprehte dhembjen e thellë për humbjen e tij. Dhe, siç thekson ai, qeverisja e sotme nuk diti të përfitojë nga mençuria e Hajdaragës. Por kjo nuk ishte thjesht padije. “Nuk diti”,- do të ishte shumë pak për qeverinë aktuale. Duhet thënë hapur: Nuk deshi! Sepse, realisht, ajo ka nevojë për njerëz me përvojë të njohur në fusha të ndryshme. Dhe, si në rastin që sapo përmendëm, ai aty ishte, si gjithnjë- aktiv, por i pabujshëm dhe me shtyllë kurrizore. Por këtyre, sikurse kemi parë deri më sot, në të vërtetë, njerëzit në qeverisje u tremben. Dhe pse? Sepse ata nuk mund t’u bëjnë fresk shefave të mëdhenj, kushdo qofshin; të bardhës i thonë të bardhë dhe të zezëstë zezë. E konceptuar ndryshe nga njerëzit e veshur me pushtet, ky do të ishte një “telash” i madh që do t’i hapnin vetes. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që kurrkush nga ministrat apo dhe vetë Kryeminist­ri nuk afrojnë së paku këshilltar­ë të tyre figura të shquara në fushën e ekonomisë, kulturës, shëndetësi­së e tjera, për të cilët as që u bie ndërmend. Këta specialist­ë të shkëlqyer, njerëz të respektuar, harrohen plotësisht, sikurse po ndodh. Dhe, çuditërish­t, kurrkush nuk flet, sidomos brenda forumeve të partisë në pushtet apo dhe gjetkë, të ngrejë zërin për këto figura të nderuara, sepse më shumë nga çdo gjë, u druhen lëkundjeve të karriges së tyre. Atëherë, çfarë pritet? Të flasin vetëm pas vdekjes? E rëndë, por për fat të keq, një realitet që e prekim të gjithë.

Le të shkojmë dhe më tutje, sërish me bashkëkomb­ësit. Rreth tre muaj më parë u nda nga jeta Adem Demaçi, Mandela i Ballkanit, njeriu që luftoi veç për Kosovën. Një jetë e tërë për çështjen kombëtare dhe që nuk mundën ta thyejnë njëzet e tetë vitet në qelitë e burgjeve serbe, përndjekje­t që s’iu ndalën. Kurdoherë simbol i pashembull­t qëndrese, mosnënshtr­imi. Por çuditërish­t, ata që erdhën në krye të Kosovës e privuan atë nga e drejta legjitime për të përfaqësua­r popullin e vet në instancat më të larta, madje, as në Kuvendin e Kosovës. Jeta e tij heroike, papajtuesh­mëria me çdo qëndrim sa qe gjallë, që binte në kundërshti­m me interesat e popullit, duket i frikësonte, ndaj dhe nuk u interesont­e këtyre pushtetarë­ve. Duhej të largohej nga kjo jetë, që sot të flisnin për të. Por përse? Vetëm e vetëm për interesat e veta, dhe që para njerëzve, të cilët e deshën me shpirt Bacën, heroin e pavdekshëm, këta pushtetarë të mbulojnë hipokrizin­ë e deritanish­me. Dhe më tej. Sepse jeta dhe vepra e Adem Demaçit nuk mund të sfumohet në asnjë kohë. Shqiptarët e dinë mirë këtë, ndaj dhe askush nuk mund t’i mbajë larg idealeve të tij.

Pak kohë më parë, një kolegu im, shok dhe mik i afërt me të ndjerin Luan Hajdaraga, me të drejtë shprehte dhembjen e thellë për humbjen e tij. Dhe, siç thekson ai, qeverisja e sotme nuk diti të përfitojë nga mençuria e Hajdaragës. Por kjo nuk ishte thjesht padije. “Nuk diti”,- do të ishte shumë pak për qeverinë aktuale. Duhet thënë hapur: Nuk deshi! Sepse, realisht, ajo ka nevojë për njerëz me përvojë të njohur në fusha të ndryshme

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania