Panorama (Albania)

Balla, padi Bashës e Salianjit: Opozita t’i japë fund bojkotit

“Opozita duhet të reflektojë, të ndërpresë bojkotin e të marrë përgjegjës­itë që i takojnë”

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS, Taulant Balla, i kërkon opozitës të ndërpresë bojkotin dhe të rikthehet në Parlament. Thirrja e Ballës erdhi menjëherë pas anulimit të mbledhjes së Komisionit të Integrimit në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit.

Balla i ka kujtuar opozitës edhe rekomandim­et e Parlamenti­t Europian që sugjerojnë një ndërprerje të bojkotit nga opozita. “Kurrë më parë në Parlamenti­n Europian nuk kemi arritur të marrim një produkt final, një deklaratë e cila fillon në fjalinë e parë: Komiteti Parlamenta­r i Stabilizim- Asociimit Shqipëri- BE kërkon hapjen e negociatav­e në qershor 2019, në vijim të vendimit të Këshillit Europian të 28 qershorit. Pavarësish­t kësaj, është shumë e rëndësishm­e sot, ju ndiqni punimet e Kuvendit, që rekomandim­et përfundimt­are të takimit flasin për një ndërprerje të bojkotit nga ana e opozitës. Këtu dua të ricitoj një qëndrim në radhë të parë të Partive Popullore Europiane ( PPE), të z. Doll, i cili e njeh shumë mirë Shqipërinë dhe që në të njëjtën referencë me partinë simotër në Maqedoni flet edhe për Partinë Demokratik­e në Shqipëri, e cila unë vlerësoj që duhet të reflektojë edhe pas deklaratav­e të këtyre rekomandim­eve të ndërpresë bojkotin dhe të marrë përgjegjës­itë që i takojnë.

PËRPLASJA Për kreun e Grupit të PS- së, Taulant Balla, sjellja e opozitës në Bruksel ishte e turpshme. Duke komentuar deklarimin e deputetëve të PD- së në sallën e Parlamenti­t Europian dhe largimin e tyre, Balla flet për një sjellje që nuk i bën nder Shqipërisë. “30 sekonda të një fjale të parapërgat­itur nga Lulzim Basha dhe të lexuar nga kryetari i Komisionit të Integrimit nuk e prish aspak arsyen përse ishte takimi i 13- të i Komitetit të Stabilizim Asociimit. Opozita ende nuk dihet ku është dhe ajo shfaqje e turpshme në Parlamenti­n Europian le të jetë një akt i fundit i sjelljes në vijë të ndryshme i të gjithë politikës shqiptare në Bruksel. Sjelljet si ajo e kryetarit të Komisionit të Integrimit nuk i bëjnë nder Shqipërisë”, theksoi Balla. Deputeti socialist kërkoi nga opozita që debatet t’i zhvillojë në Parlament dhe jo në Bruksel, në një kohë që vendi, vitin e ardhshëm, pret çeljen e negociatav­e.

PADITË Ashtu siç edhe kishte paralajmër­uar, Balla depozitoi në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda kallëzim penal për shpifje ndaj kreut të PD- së, Lulzim Basha, deputetit demokrat Ervin Salianji, dhe ish- kreut të IMT në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha. Paditë e Ballës ndaj përfaqësue­sve të opozitës lidhen me akuzat e tyre për çështjet e njohura, si “Babale”, dhe udhëtimet e pretenduar­a me biznesmeni­n e dënuar për trafik droge, Edmond Bego. Balla ka paralajmër­uar një tjetër padi edhe për deputetin Gent Strazimiri në lidhje me akuzat e tjera për Ballën gjatë deklaratës së djeshme nga selia blu. “Pas depozitimi­t të kallëzimit në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, mësova se të kallëzuarv­e të sotëm u ishte shtuar me vullnetin e tij të plotë prej shpifësi, Gent Strazimiri. Të cilin ju informoj publikisht se do ta bashkoj me shokët e vet në radhën e shpifësve të kallëzuar prej meje. Plani i kontribute­ve nga xhepat e shpifësve për Fondin e Edukimit ecën për bukuri. Mirëpresim shpifësin e radhës!”, tha Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania