Panorama (Albania)

Strazimiri: Balla me çarter, fluturime nga 30 mijë euro

-

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Gent Strazimiri, akuzoi kryetarin e Grupit të PS- së, Taulant Balla, për udhëtime jashtë vendit me biznesmeni­n e dënuar për trafik droge, Edmond Bego. Strazimiri kërkoi shpjegime nga Balla për 57 udhëtimet në Europë me Edmond Begon, mikun e tij trafikant ndërkombët­ar droge. “Taulant Balla u vetëshpall njeriu i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por krahu i djathtë i Edi Ramës nuk ka dhënë akoma asnjë përgjigje për 57 udhëtimet në Europë me Edmond Begon, mikun e tij trafikant ndërkombët­ar droge. Taulant Balla, i cili jep opozitës leksione europianiz­mi, nuk ka shpjeguar akoma se ku i ka gjetur lekët për të udhëtuar me çarter bashkë me Edmond Begon. Ligji e ndalon Taulant Ballën të marrë dhuratë mbi 100 mijë lekë, ndërkohë që 1 udhëtim me çarter kushton të paktën 30 mijë euro. Taulant Balla nuk u ka thënë shqiptarëv­e sesi Edmond Bego ka marrë të paktën 14 milionë euro nga tenderat dhe punët publike, pavarësish­t se ligji shqiptar i ndalon një të dënuari për trafik droge të marrë pjesë në tendera publikë. Vetëm 3 nga tenderat që Edmond Bego ka marrë gjatë këtij viti, janë në zonën elektorale të Taulant Ballës”, tha Strazimiri. Deputeti demokrat kujtoi se opozita nuk do të jetë fasadë për qeverinë, as në Bruksel dhe as në Parlamenti­n e Tiranës. “As në Bruksel, as në Tiranë, opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës, për t’u bërë fasada e pushtetit absolut të krimit të organizuar. Taulant Balla, nën akuzë publike për pastrimin e 3.4 milionë eurove të dërguara me ‘ Toyta Yaris’, nën akuzë publike për praninë e tij në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut, është fytyra më e papërshtat­shme për të përfaqësua­r në Bruksel aspiratën europiane të shqiptarëv­e të ndershëm”, deklaroi deputeti i PD- së.

 ??  ?? Strazimiri, dje gjatë deklaratës
Strazimiri, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania