Panorama (Albania)

Vasili: Prokuroria e kapur nga Rama, Reforma në Drejtësi ka vdekur

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI, Petrit Vasili, ka akuzuar institucio­nin e Prokuroris­ë si të kapur nga politika. Në një deklaratë për media mbi vendimin e Prokuroris­ë për të mos hapur hetim ndaj Kryeminist­rit Rama, mbi padinë e bërë nga opozita për audio- përgjimin e çështjes “Babale”, Vasili theksoi se ky është një vendim i ndikuar nga politika. “Akti i fundit i këtij bllokimi të kallëzimit penal nga ana e Prokuroris­ë i vë vulën përfundimi­sht me duart e tyre, me ato që shkruajnë vetë, qartësisht situatës së një drejtësie të kapur dhe përfundimi­sht asaj që unë kam insistuar ta quaj një Reformë në Drejtësi, të cilën Edi Rama bëri të pamundurën ta kapte dhe ta varroste. Pra, ta bënte një Reformë të vdekur në Drejtësi”, tha Vasili. Në reagimin e tij, Vasili e konsideroi si të palogjiksh­ëm bllokimin e padisë së opozitës. “Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë që Prokuroria ka vendosur bllokimin e kësaj padie të bërë nga ne dhe mos fillimin e procedimit penal ndaj Edi Ramës, Kryemi- nistër i Shqipërisë. Prokuroria e Përgjithsh­me e ka vendosur këtë moskallëzi­m, duke pretenduar që Edi Rama përfundimi­sht i është drejtuar një laboratori privat si një person privat dhe ka thënë praktikish­t, tekstualis­ht, këto fjalë: Prova e paraqitur që pretendohe­t në kallëzim, kallëzimin e bërë prej nesh është një analizë shkencore, thotë Prokurori, e marrë nga një laborator privat nga palë private. Ky është turpi edhe profesiona­l, turpi edhe politik dhe është thelbi që Prokuroria është thjeshtë dhe vetëm një mbyllëse e çështjeve”, tha z. Vasili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania