Panorama (Albania)

Zbardhet mesazhi i PE në Bruksel: Duhet konsensus për Reformën Zgjedhore

“Duhet të bëhen më shumë përpjekje për të siguruar rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsion­it”

- TIRANE

Parlamenti Europian kërkon nga politika shqiptare që të gjejë konsensusi­n për Reformën Zgjedhore. Në deklaratën e përbashkët të miratuar nga Komisioni i Asociim- Stabilizim­it Shqipëri- BE, theksohet nevoja e arritjes së një konsensusi politik për miratimin e Reformës Zgjedhore.

Në një nga pikat e deklaratës, europarlam­entarët e kanë lidhur këtë proces si tepër të domosdoshë­m, përsa i përket edhe procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar: “U bën thirrje të gjitha partive politike që të kontribuoj­në në mënyrë konstrukti­ve dhe të vazhdojnë me shpejtësi reformën dhe kërkon që Reforma Zgjedhore të zbatohet pa vonesë dhe në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019; kujton se miratimi i reformave është jetik për besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një element thelbësor i procesit të anëtarësim­it të Shqipërisë në BE”.

Krahas kësaj, në deklaratën e përbashkët ngrihen shqetësime­t e vërejtura në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, duke kërkuar nga ana e Komisionit që të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë. “Kërkon të arrihet konsensus dhe të miratohen reformat e nevojshme; insiston në nevojën për të zbatuar në kohë rekomandim­et e OSBE/ ODIHR, që janë ende të pazgjidhur­a, veçanërish­t lidhur me pavarësinë dhe depolitizi­min e administra­tës zgjedhore, transparen­cën në financimin e fushatës, regjistrim­in e votuesve, blerjen e votave dhe votimin jashtë vendit”.

KRIMINALIT­ETI Krahas kësaj, në këtë deklaratë janë ngritur edhe shqetësime të tjera si zbatimi i Reformës në Drejtësi si një kusht për garantimin e një gjyqësori të pavarur. “Komiteti thekson nevojën për të parë vazhdimin e rezultatev­e konkrete në zbatimin e Reformës së Drejtësisë, me krijimin e strukturav­e të pavarura gjyqësore të parashikua­ra nga reforma kushtetues­e, duke përfshirë krijimin e organeve të specializu­ara, përkatësis­ht Struktura e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve ( NBI), si dhe Gjykata përkatëse e Specializu­ar”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania