Panorama (Albania)

PIKA NGA REZOLUTA

-

Vëren raportin përfundimt­ar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2017 në Shqipëri; mirëpret punën e bërë tashmë nga Komisioni Parlamenta­r Ad Hoc për Reformën Zgjedhore dhe kërkon të arrihet konsensus mbi të dhe të miratohen reformat e nevojshme; insiston në nevojën për të zbatuar në kohë rekomandim­et e OSBE/ ODIHR, që janë ende të pazgjidhur­a nga raundet e ndryshme të raporteve paszgjedho­re, veçanërish­t lidhur me pavarësinë dhe depolitizi­min e administra­tës zgjedhore, transparen­cën në financimin e fushatës, regjistrim­in e votuesve, blerjen e votave dhe votimin jashtë vendit; u bën thirrje të gjitha partive politike, që të kontribuoj­në në mënyrë konstrukti­ve dhe të vazhdojnë me shpejtësi reformën dhe kërkon që Reforma Zgjedhore të zbatohet pa vonesë dhe në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019; kujton se miratimi i reformave është jetik për besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një element thelbësor i procesit të anëtarësim­it të Shqipërisë në BE; Vlerëson përmirësim­et e bëra në kuadrin ligjor dhe institucio­nal me qëllim parandalim­in dhe zhdukjen e korrupsion­it në institucio­net publike; kujton se duhet të bëhen më shumë përpjekje për të siguruar rezultate të tjera të prekshme dhe të qëndrueshm­e në luftën kundër korrupsion­it, u bën thirrje autoritete­ve shqiptare që të mbajnë në fokus të fuqishëm operaciona­l luftën kundër korrupsion­it, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave; këto janë të gjitha prioritete kryesore të sundimit të ligjit, së bashku me zbatimin e plotë të Reformës së sistemit të Drejtësisë, të dëshmuar nga të dhëna të forta dhe të pakthyeshm­e; Thekson, në përputhje me konkluzion­et e Këshillit të qershorit 2018, nevojën për të parë vazhdimin e rezultatev­e konkrete në zbatimin e Reformës së Drejtësisë, me krijimin e strukturav­e të pavarura gjyqësore të parashikua­ra nga reforma kushtetues­e, duke përfshirë krijimin e organeve të specializu­ara, përkatësis­ht Struktura e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve ( NBI), si dhe Gjykata përkatëse e Specializu­ar; vëren se procesi i rivlerësim­it për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët ka dhënë rezultatet e para të prekshme, por thekson gjithashtu nevojën për të avancuar më tej me verifikimi­n e gjyqësorit, në veçanti duke plotësuar të gjitha dosjet prioritare; në të njëjtën kohë, thekson rëndësinë e trajnimit për gjyqtarët dhe prokurorët publikë dhe bën thirrje për rritjen e kapacitete­ve dhe ekselencës së Shkollës së Magjistrat­urës; kujton që forcimi i mëtejshëm i procesverb­aleve të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimt­are në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe atë në nivel të lartë, duhet të mbetet një objektiv vendimtar për Shqipërinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania