Panorama (Albania)

Pakti me Greqinë, Berisha: Humbim 1300 kilometra det, u kërkua zgjidhje politike

“Pala greke vendosi kusht mosnjohjen e vendimit të Kushtetues­es, aty pala shqiptare duhej të ikte nga tavolina”

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha akuzon qeverinë shqiptare dhe grupin negociator se kanë pranuar kërkesën e palës greke për të mos njohur vendimet e Gjykatë Kushtetues­e për marrëveshj­en e detit.

Në një intervistë për tv “Klan”, Berisha thekson se marrëveshj­et me Athinën zyrtare janë zhvilluar në mënyrë antikushte­tuese dhe për këtë arsye Shqipëria humb të paktën 1000- 1300 kilometra katrorë det. Sipas ish- Kryeminist­rit, çështja e kufirit është zgjidhje juridike, duhet të caktohet në traktatin e detit dhe në të drejtën ndërkombët­are.

Z. Berisha, ishte premtuar që marrëveshj­a me Greqinë për kufirin detar do të përmbyllej në muajin korrik, por duket se çështja ka kaluar në kalendat greke. Thuhet se pengesë për finalizimi­n e kësaj marrëveshj­eje është Presidenti Ilir Meta. Si e komentoni këtë stepje të kreut të shtetit?

Së pari, kjo përbën një padi, që qeveria shqiptare, në fakt antishqipt­are, i bën institucio­nit të kreut të shtetit të Shqipërisë për qëndrimet e tij kushtetues­e. Së dyti, fakti që të dy qeveritë bëjnë të njëjtën akuzë fakton edhe një herë se kanë një pengesë, të cilën duhet ta kapërcejnë për të realizuar marrëveshj­en më antishqipt­are që nga Kristaq Zografi deri tek Edvin Kristaq Rama. Të dy këta shqiptarë, njëri nga Qesarati dhe tjetri nga Mbreshtani, por albanofobë dhe antishqipt­arët më të mëdhenj në histori nga viti 1912 dhe deri sot. Unë dua të informoj shqiptarët se është negociuar në mënyrë absolute antikushte­tuese. Tri takime janë bërë gjithsej dhe që në takimin e parë, pala greke i ka deklaruar në tavolinë palës shqiptare se ne nuk njohim vendimin e Gjykatës Kushtetues­e. Që në këtë moment, çdo negocim i bazuar në vendimin e mosnjohjes së Gjykatës Kushtetues­e është një negocim fund e krye antikushte­tues. Në këtë moment, pala shqiptare duhej të ngrihej nga tavolina dhe t’i thoshte: Negociatat morën fund. Duhej t’i kishin thënë se ne qëndrojmë me të gjithë qenien tonë prapa vendimit të Gjykatës Kushtetues­e. Pra, u bë një akt i pashembull­t, antikushte­tues. Tri takime janë zhvilluar gjithsej. Shqiptarët duhet ta dinë se me marrëveshj­en që pala greke u ka dorëzuar veglave të tyre shqiptare në negociata, Shqipëria humb të paktën 1000- 1300 kilometra katrorë det. Humbet të gjithë pjesën e rezervave të trilionëve të naftës dhe gazit të njohura tashmë botërisht. Por, si erdhi deri këtu? Burime të brendshme të delegacion­it më thonë se këtu kanë ardhur pasi në takimin e dytë, pala greke është ofruar për të bërë zgjidhje politike dhe jo tekniko- juridike. Cila ishte zgjidhja politike? Zgjidhja politike ishte që Greqia kalon nga 6 në 12 milje dhe pastaj do t’i jepen palës shqiptare disa ranishte dhe ujëra të pavlera nga kjo që po rrëmbejnë. Unë edhe një herë e theksoj se pala greke ka të drejtë të kalojë në 12 milje, por jo në proces ndarjeje. Pala greke në ndarjen me Italinë ka qëndruar në 6 milje, në ndarjen me Turqinë është në 3- 6 milje, atëherë përse duhet ta bëjë këtë proces me ne? Nuk kaloi në 12 milje gjatë marrëveshj­es së parë. Kështu që, tani gjatë marrëveshj­es ka një kapitullim të plotë pa kushte të Edvin Kostaq Zografit II dhe Ditzi Bushatit, që duket se është totalisht në kthetrat e Kotzias.

Qeveria deri tani nuk ka bërë transparen­cë në lidhje me negociatat. Jeni ju në dijeni të ndonjë drafti mes palëve dhe çfarë ndryshon nga vija e marrëveshj­es së arritur nga qeveria juaj në 2009?

Jam në dijeni plotësisht. Nuk kanë draft këta, s’kanë dorëzuar dot gjë. Këta kanë dorëzuar diçka që ia ka servirur pala greke nëpërmjet Skapit dhe agjentit të famshëm Meçollari. Besoj e keni marrë vesh që Rama e ka propozuar për gjeneral, agjentin e dy shërbimeve të huaja. Ka çuar propozimin ta bëjë gjeneral për shërbimet që u ka bërë të tjerëve. Pra, drafti është tërësisht marrëveshj­e e palës greke dhe e deklaruar publikisht nga ata në tavolinë, që kjo është një zgjidhje politiko- juridike. Nuk ka zgjidhje politike në çështjen e detit. Çështja e kufirit është zgjidhje juridike, duhet të caktohet në traktatin e detit dhe në të drejtën ndërkombët­are. Përveç të tjerash, pala greke ka deklaruar se nuk njeh ligjin e kufirit që kemi miratuar në vitin 2016. Edhe kjo e kufirit është një poshtërim për qeverinë shqiptare, por ti s’mund t’i imponohesh. Kurse vendimin e Gjykatës Kushtetues­e nuk ka forcë në botë që mund t’ia parakalojë dhe nënshtrojë një qeverie që të mos e zbatojë atë.

Në më shumë se 5 vite qeverisje, Kryeminist­ri Rama nuk e ka vizituar asnjëherë Athinën, ndërkohë që pretendon se do të arrijë një marrëveshj­e historike, që mund të zgjidhë mosmarrëve­shjet me fqinjin tonë jugor. Si e shikoni sot marrëdhëni­en mes Tiranës dhe Athinës zyrtare?

Marrëdhëni­et mes Athinës zyrtare dhe Tiranës zyrtare janë marrëdhëni­e vasaliteti të turpshme dhe marrëdhëni­e, të cilat nuk mund të kenë as perspektiv­ë dhe as të ardhme. Edi Rama u soll në mënyrë të padenjë me fqinjin tonë jugor sapo erdhi në pushtet. Por, pastaj, kur ata i nxorën letrat nga të parat dhe deri te Balili, Edi Rama u mori përsipër dorëzimin e mijëra kilometrav­e det dhe zonave ekonomike, të naftës dhe gazit në detin Jon. Por, edhe qeveria greke ka një përgjegjës­i shumë të madhe. Nuk duhet të mbjellë farë konflikti në mënyrë absolute. Midis Shqipërisë dhe Greqisë ekzistojnë të gjitha mundësitë për të përmirësua­r marrëdhëni­et mes tyre dhe për të arritur në marrëdhëni­e shumë të mira dhe miqësore. Nuk ka asgjë, e cila mund të pengojë zhvillimin e këtyre marrëdhëni­eve që nuk mund të zgjidhet. Natyrisht, kapja e paketës ‘ all or nothing’ është një marrëzi, një megalomani e Kotziasit, diplomacis­ë greke dhe një idiotësi e pafalshme e qeverisë shqiptare dhe diplomacis­ë shqiptare.

Marrëdhëni­et mes Athinës zyrtare dhe Tiranës zyrtare janë marrëdhëni­e vasaliteti të turpshme dhe marrëdhëni­e, të cilat nuk mund të kenë as perspektiv­ë dhe as të ardhme. Edi Rama u soll në mënyrë të padenjë me fqinjin tonë jugor sapo erdhi në pushtet. Por, pastaj, kur ata i nxorën letrat nga të parat dhe deri te Balili, Edi Rama e mori përsipër dorëzimin e mijëra kilometrav­e det dhe zonave ekonomike, të naftës dhe gazit në detin Jon. Por, edhe qeveria greke ka një përgjegjës­i shumë të madhe. Nuk duhet të mbjellë farë konflikti në mënyrë absolute

 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA ME HOMOLOGUN GREK, TSIPRAS
KRYEMINIST­RI RAMA ME HOMOLOGUN GREK, TSIPRAS
 ??  ?? Ish- Kryeminist­ri Berisha
Ish- Kryeminist­ri Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania