Panorama (Albania)

Dorëhiqet Kotzias, Tsipras edhe ministër i Jashtëm

Negociatat për emrin me Maqedoninë dhe për detin me Shqipërinë nën drejtimin e Kryeminist­rit grek

-

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, dha dje dorëheqjen ndërsa Kryeminist­ri Alexis Tsipras do të ushtrojë dhe detyrën e ministrit të Jashtëm.

Çështja e nxehtë e emrit të Maqedonisë dhe negociatat me Shqipërinë për kufirin detar, tokësor dhe ligjin e Luftës kanë detyruar Kryeminist­rin Tsipras që të marrë dhe detyrën e ministrit të Jashtëm deri në përmbyllje­n e këtyre marrëveshj­eve. Nikos Tsipras është marrë direkt me këto dy negociata, duke drejtuar dhe grupet e ekspertëve për hartimin e tyre. Me një deklaratë televizive për mediat, Kryeminist­ri grek Alexis Tsipras ka pohuar se, me dhimbje në zemër ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, duke dhënë midis të tjerash mesazhin se do të sigurojë përfundimi­n e suksesshëm të marrëveshj­es së Prespës. “Vendosa që të marr Ministrinë e Jashtme në këtë moment, por edhe përgjegjës­inë, duke dhënë njëkohësis­ht një mesazh se kjo zgjedhje është një opsion, që sinjalizon vendosmëri­në time për të bërë çdo gjë që kam në duar për të siguruar përfundimi­n me sukses të marrëveshj­es historike të Prespës, që përmirëson rolin ndërkombët­ar të vendit”, tha Alexis Tsipras. Kryeminist­ri grek ka çuar mesazh të ri tek udhëheqja e Shkupit, duke e inkurajuar atë të përfundojë me vendosmëri marrëveshj­en, sepse nuk do të ketë një mundësi të dytë për këtë problem. “Greqia – ka shtuar ai, – nuk do të pranojë kurrë integrimin e vendit fqinj në BE dhe NATO me emrin e sotëm kushtetues, Republika e Maqedonisë”.

DORËHEQJA Dorëheqja e ministrit Kotzias ka ardhur si rezultat i një konflikti të brendshëm, që nuk është i ri, por është kulmuar pas vizitës së fundit në SHBA të ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos, njëkohësis­ht kreu i partisë aleate në qeveri “Grekët e Pavarur”. Kammeno që ka propozuar një marrëveshj­e ushtarake midis Greqisë dhe vendeve fqinje si mburojë ndaj Rusisë, në rast dështimi të miratimit të Marrëveshj­es së Prespës në Parlamenti­n e fqinjit verior të Greqisë, ka hedhur kritika ndaj ministrit të Jashtëm, Nikos Koztias. Kjo ka sjellë në mbledhjen e qeverisë një debat të ashpër midis dy ministrave dhe Alexis Tsipras ka ndarë përgjegjës­itë në mënyrë të barabartë mes dy partnerëve. Mediat greke raportojnë se debati mes Kotzias dhe Kammenos ka qenë shumë i ashpër, gjatë të cilit Kotzias ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes për kompetenca­t e tij, por dhe për fondet e mbrojtjes. Në këtë debat, Kryeminist­ri Tsipras raportohet se ka mbrojtur pozicionin e aleatit të tij në qeveri, Kammeno për të ruajtur stabilitet­in e koalicioni­t të tij qeverisës. Në mbledhjen e qeverisë të martën, Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhi­min e fondeve sekrete të ministrisë së Jashtme, duke e cilësuar atë si njeri të Sorosit. Akuzë e fortë i erdhi edhe për shkak të marrëveshj­es me Maqedoninë. Bashkëpunë­torët e Kotzias thanë se ai ishte “thellësish­t i ofenduar” nga akuzat dhe nga fakti që nuk mori mbështetje­n e Kryeminist­rit Alexis Tsipras. Dje në mesditë, Kotzias i ka dorëzuar Kryeminist­rit dorëheqjen e tij, të cilën Tsipras nuk e ka vënë në diskutim.

 ??  ?? Ish- ministri i Jashtëm Kotzias në Parlamenti­n grek
Ish- ministri i Jashtëm Kotzias në Parlamenti­n grek

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania