Panorama (Albania)

Reagon Bushati: Me Kotzias hapëm faqe të re bashkëpuni­mi

- Ditmir Bushati Shpëtim Idrizi

Për dorëheqjen e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka reaguar edhe homologu shqiptar, Ditmir Bushati. Në një status në “Twitter”, ai falënderon ish- kryediplom­atin grek për kontributi­n që ka dhënë për çështjet që lidhen me Shqipërinë. “Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpuni­mi i vërtetë dhe një frymë kolegjiali­teti. Faleminder­it @ NikosKotzi­as për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpuni­mit, besimit dhe marrëdhëni­eve të mira fqinjësore midis vendeve tona”. Pas këtij reagimi të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Bushati, ka reaguar dhe Partia Drejtësi, Integritet dhe Unitet. “Ministri ynë i Jashtëm paska shprehur falënderim­in për ministrin e dorëhequr të shtetit grek, Kotzias. Nuk di se për çfarë e falënderon homologun e uzos dhe të Zorbës ministri ynë? E falënderon për varret e ushtarëve grekë, që sot ngrihen në territorin tonë, megjithëse erdhën si pushtues, ndërsa të rënët tanë, që u therën në prag të shtëpisë, ende sot janë shpirtra pa varr? E falënderon për marrëveshj­en e turpshme të toponimeve që heq qytetet e vendlindje­s së pleqve tanë nga pasaportat e shtetit shqiptar, duke vazhduar kësisoj politikën e diskrimini­mit ndaj nesh? E falënderon për marrëveshj­en e ujërave, për të cilën Kotzias mburrej se do merrte ujërat tanë, duke zgjeruar të vetat nga 6- 12 milje?”, thuhet në deklaratën e PDIU- së. Sipas Partisë Drejtësi, Integritet dhe Unitet, Çamëria do ia ngrijë buzëqeshje­n. “E falënderon se mos hoqi ligjin e luftës, e sot ministri ynë bën sikur harron se po falënderon ministrin e një shteti, me të cilin është zyrtarisht në luftë? E falënderon se bërtiste që çështja ‘ Çame’ nuk ekziston e që shqiptarët e Çamërisë ishin bashkëpunë­torë me nazizmin? E falënderon se po punonin bashkë për të hequr termin ‘ Çamëri’ nga tekstet shkollore shqiptare? Por ‘ Çamëria’, duhet ta dini që do jua ngrijë buzëqeshje­n në buzë njësoj si Kotzias- it. E drejta e nëpërkëmbu­r e shpirtrave, që humbën jetën dhe të atyre që lanë pas një jetë të tërë e shtëpitë e tyre, është haku njerëzor që do ngrijë çdo akt tradhtie ndaj saj e do na mbajë gjithë jetën tonë përballë armiqve e në krah të miqve. Ne nuk harrojmë!”, thuhet në deklaratën e PDIU- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania