Panorama (Albania)

Dita kundër Varfërisë, Manastirli­u: Riintegrim përmes punësimit

-

Dita Ndërkombët­are për Eliminimin e Varfërisë e gjeti ministren e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale në një familje që ia ka dalë mbanë kësaj sfide duke iu futur punës, në vend që të presë ndihmën ekonomike e duke ndenjur në shtëpi. Sipas Ogerta Manastirli­ut, ky është edhe qëllimi i qeverisë, riintegrim­i i shtresave në nevojë, duke i bërë të aftë për tregun e punës. “Skema e ndihmës ekonomike sigurisht është një skemë mbrojtjeje për familjet në nevojë, por ne jemi të orientuar drejt punësimit, si mënyra më e mirë për të zbutur varfërinë dhe për të rritur mirëqenien e familjeve”, vuri në dukje Manastirli­u në takimin që pati dje me Kozeta Krujën, kryefamilj­aren me katër fëmijë, që prej një muaji është futur në punë përmes zyrave të punësimit. Këto të fundit, sipas ministres, janë në fokusin edhe të skemës së re të ndihmës ekonomike. “Skema e re e ndihmës ekonomike është një skemë aktive riintegrim­i, nëpërmjet krijimit të mundësive për punësim, duke rritur përfshirje­n në politikat aktive të tregut të punës të përfituesv­e të skemës së ndihmës ekonomike”. Riintegrim­i i familjeve në nevojë përmes aftësimit profesiona­l është një sfidë e nisur me kohë nga qeveria aktuale. Sipas shifrave të raportuara nga ministria përgjegjës­e, vetëm përgjatë këtij viti, nga muaji janar deri në gusht, zyrat e punës kanë trajtuar 14 mijë persona, nga të cilët, 2.475 prej tyre ( më pak se një e gjashta), janë punësuar. Sakaq, nismës së Ministrisë së Financave për të paguar me gjysmën e pagesës së papunësisë, ata që merrnin pjesë në kurset profesiona­le, i janë përgjigjur pozitivish­t 427 persona në rang vendi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania