Panorama (Albania)

“TREGJE ME PRODUKTE BIO NË PIKAT HYRËSE TË QYTETIT”

-

“Ofrojmë bonus qiraje për 400 familje, që nuk e përballojn­ë dot qiranë e tregut. Do të vazhdojmë ta ofrojmë këtë shërbim për të gjithë ata që janë në situatë të tillë. këtë vit, po ashtu, kemi dhënë 1 mijë kredi të buta për familje të reja, jo vetëm për ata që janë në situatë të vështirë ekonomike, por dhe për çifte të reja. Tirana do të vazhdojë të rritet. Kjo është një nga arsyet përse kreditë tona do t’i përsërisim edhe këtë vit për t’u dhënë shansin një mijë familjeve të reja të instalohen në Tiranë, të kenë mundësi që të paguajnë një kredi pa interes dhe të rrisin fëmijët me dinjitet”, nënvizoi kryetari, duke bërë një listim të realizimev­e, punëve në vazhdim dhe projekteve që e presin këtë njësi. Përpos vëmendjes së madhe në shkolla, kopshte e çerdhe, Veliaj tha se do të ketë prioritet edhe infrastruk­turën rrugore me qëllim që Kinostudio të kthehet shumë shpejt në një nga pesë qendrat më të rëndësishm­e në kryeqytet. “Si punë në vazhdim jemi fokusuar në përmirësim­in e infrastruk­turës rrugore dhe në blloqe të reja banimi. Sot patëm prishje muresh. Gjith- Në pikat hyrëse të kryeqyteti­t, Bashkia e Tiranës do të ngrejë tregje për shitjen e produkteve bujqësore bio gjatë fundjavës. Iniciativë­n e prezantoi kryebashki­aku Erion Veliaj në Panairin me Prodhime Tradiciona­le, organizuar në Baldushk. Sipas tij, kjo u vjen në ndihmë fermerëve të zonës dhe ndihmon në zhvillimin e ekonomisë lokale. “Do të shfrytëzoj­më të gjitha hyrjet në Tiranë; nëse Dajti dhe Shëngjergj­i e kanë hyrjen nga Kinostudio, bashkë me Njësitë 3 dhe 4, do të ngremë një treg për të shtunën dhe të dielën, në një vend që e cakton bashkia, që tregtarët të shesin sa të duan, pa pagesë. Nëse nga Rruga e Elbasanit e ka aksesin Baldushku, Bërzhita, Farka, Petrela, Krraba, atëherë diku në hyrje të Rrugës së Elbasanit do të ngremë një treg, ku në fundjavë të shiten të gjitha produktet bio”. ashtu, po punojmë me rehabiliti­min e Unazës së Mesme, e cila prek dhe Njësinë 4. Kemi filluar një projekt për rehabiliti­min e qendrës ‘ Kinostudio’, e cila është një nga poliqendra­t e kryeqyteti­t”, nënvizoi Veliaj, duke përmendur edhe një sërë nevojash që ka qyteti, i cili, sipas tij, falë punës së administra­tës që drejton, është pak më i jetueshëm në krahasim me vite më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania