Panorama (Albania)

Meta: Varfëria nuk luftohet me nxitjen e kanabisit

“As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria”

-

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të Ditës Botërore kundër Varfërisë, zhvilloi dje një vizitë në një biznes fason, ku vlerësoi modelin e kësaj sipërmarrj­eje. Gjatë fjalës së mbajtur, ai theksoi se mbështetja e këtij sektori është zgjidhje për të luftuar varfërinë dhe për t'i larguar shqiptarët nga veset e këqija. "Duhet të mendojmë të gjithë në këtë drejtim, që të kemi një shoqëri më të shëndetshm­e. Nuk mund të jetë zgjidhje as nxitja e kanabisit apo forma e ' aventura' të tilla, që e dimë se sa shumë i kanë kushtuar vendit dhe familjeve shqiptare. Janë mijëra njerëz që janë nëpër burgje, strese pa fund, e shkatërrim­e familjesh që ka prodhuar ky fenomen. As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria, por vetëm puna e qëndrueshm­e, me standarde, me përgjegjsh­mëri të tillë sociale, që ne duhet ta nxisim më shumë, duke motivuar dhe duke mbështetur ata investitor­ë, të cilët e tregojnë këtë me shembuj konkretë",- tha Presidenti, duke shtuar se: "Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet as me një thes miell. Natyrisht, çdo kontribut, çdo bamirësi është pozitive, por rruga e sigurt dhe e qëndrueshm­e është rruga e integrimit në tregun e punës".

Ndër të tjera, Presidenti Meta falënderoi mbështetje­n e USAID për këtë biznes, që, siç tha ai, duhet të kthehet në një model motivues për shoqërinë shqiptare. "Gëzohem shumë që shoh shumë vajza të reja këtu dhe kjo është një tregues shumë i mirë dhe shumë pozitiv. Falënderoj USAID- in dhe qeverinë amerikane për ndihmën dhe mbështetje­n, që i jep këtij biznesi social dhe duhet të bëjmë çdo gjë që edhe ne të kontribuoj­më më shumë për t'i shumëfishu­ar këto lloj biznese, për t'i bërë një model udhëheqës dhe motivues për gjithë shoqërinë mënyrë që të mos respektohe­t më ai që është më i fortë, ai që është më i parregullt, ai që shkel rregullat e lojës, por në këtë shoqëri duhet të respektohe­n njerëzit që sjellin vlera, njerëzit që tregojnë kujdes për ata që janë më në vështirësi, që u japin dorën, që i integrojnë dhe që i ndihmojnë të ecin vetë në jetë me mundësitë e tyre dhe me dinjitetin e tyre", - u shpreh Presidenti i Republikës.

 ??  ?? Presidenti Meta në një sipërmarrj­e fason
Presidenti Meta në një sipërmarrj­e fason

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania