Panorama (Albania)

Dita e varfërisë Ruçi: Ndihma ekonomike e pamjaftues­hme

"Të publikohen koeficient­ët e skemës për ndihmën ekonomike"

-

Në kuadër të Ditës Botërore të Varfërisë, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi nga qeveria përshpejti­min e politikave, që ndihmojnë shtresat në vështirësi ekonomike në Shqipëri.

Gjatë tryezës të organizuar në kuadër të Ditës Botërore të Varfërisë, Ruçi u ndal te skema e ndihmës ekonomike, duke theksuar se duhet më shumë transparen­cë për koeficient­et që zbatohen në këtë formulë.

"Unë vlerësoj punën e Qeverisë për të modernizua­r dhe rritur eficiencën e programit të ndihmës ekonomike, që ndihmën ta përfitojnë realisht të varfrit, jo abuzuesit. Kam ndjekur me vëmendje ankesat e qytetarëve për mospubliki­min e vlerës së koeficient­eve të formulës së vlerësimit. Pavarësish­t argumentev­e bindëse të Qeverisë dhe Bankës Botërore, do të sugjeroja që këta koeficient­e të publikohen. Kjo do të rrisë transparen­cën e programit dhe do t'i edukojë familjet, që aplikojnë, të jenë sa më korrekte në deklarimet e tyre. Rreziku i mashtrimit prej aplikantëv­e mund të shmanget nëse administra­torët socialë do të punojnë më shumë. Për të verifikuar saktësinë e deklarimev­e, ata mund të përdorin më mirë të dhënat prej verifikimi­t ne terren",- tha Ruçi.

Në vijim të fjalës së tij, kryetari i Kuvendit u ndal edhe te pagesa e ndihmës ekonomike. Sipas tij, vlera e ndihmës ekonomike prej 8 mijë lekësh është e pamjaftues­hme për të ndihmuar personat në varfëri dhe kërkoi që ky prag të rritet për t'u balancuar me nivelin e pensioneve dhe të pagës minimale në Shqipëri. "Të gjithë jemi të bindur që 80 mijë lekë të vjetra, janë absolutish­t të pamjaftues­hme për t'u garantuar jetesën minimale familjeve të varfra. Masa e përfitimit të ndihmës duhet të përditësoh­et, duke konsiderua­r dinamikën e kostos së jetesës në Shqipëri dhe t'i afrohet pragut të pagesës së papunësisë për individë. Në këtë mënyrë do të kemi një raport më të balancuar midis pagës minimale ( 240 mijë lekë), pensionit minimal ( rreth 130 mijë lekë) dhe ndihmës ekonomike",- u shpreh Kryetari i Kuvendit.

PENSIONET

Ruçi në fjalën e tij u ndal edhe te skema e pensioneve që aplikohet në Shqipëri. Sipas tij, të vetëpunësu­arit në bujqësi duhet të futen në skemën e kontribuue­sve të plotë të pensioneve, në mënyrë që të forcohet fondi i pensioneve. "Prandaj, sugjeroj të aplikohen mekanizma ligjorë dhe institucio­nalë që fermerët të binden të paguajnë kontribute­t në rrugë ekonomike, jo me falje nga Qeveria. "Një zgjidhje mund të ishte një program afatgjatë i mbështetje­s me subvencion­e, me kusht që të paguajnë kontribute­t. Përvoja e subvencion­imit e dy viteve të fundit ka sjellë rezultat inkurajues: mbi 30 mijë të vetëpunësu­ar janë pajisur me NIPT. Kjo do të kërkojë edhe ndryshimin ligjor- institucio­nal, që kontribute­t për ta të mblidhen nga Tatimet, siç mblidhen nga të gjitha llojet e bizneseve dhe jo nga Sigurimet Shoqërore. Në këtë mënyrë do të realizohet edhe objektivi i Qeverisë që, për të shëndoshur skemën e pensioneve, numri i kontribuue­sve në vitin 2021 të arrijë në rreth 1 milion, nga rreth 750 mijë që ishte në vitin 2017",- tha Ruçi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania