Panorama (Albania)

Korrupsion për nota kaluese, 50- 100 euro

Arrestohen 3 sekserë, në hetim dhe 3 pedagogë në Elbasan

-

Merrnin 50 deri në 100 euro për një notë kaluese në provimet e vjeshtës, pranga tre sekserëve. Pesë muaj pas arrestimit të dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane bashkë me dy pedagogë dhe tre sekserë, Policia e Elbasanit kanë vënë në pranga tre sekserë të tjerë, po për ndërhyrje për notat kaluese të studentëve. Policia ka finalizuar operacioni­n “Sezoni” pas një hetimi 2- mujor të nisur nga Prokuroria e Elbasanit. Tre të ndaluarit janë Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e Poshtme, Elbasan; Qamil Murataj, 49 vjeç, lindur në Shikaj, Kukës dhe banues në Mëzes- Fushë, Tiranë dhe Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skënderbe, Përrenjas. Burime pranë Prokuroris­ë bëjnë të ditur se këta tre shtetas janë mbajtur në përgjim pas denoncimit të bërë nga një student, i cili kishte paguar njërin prej tyre për të marrë notë kaluese në një prej provimeve të sezonit të vjeshtës. Nga përgjimi i telefonata­ve u zbulua se tre sekserët kryenin ndërmjetës­imin, duke u marrë studentëve ngelës nga 50 deri në 100 euro për një notë kaluese në provimet që kishin të mbartura nga viti i kaluar akademik. Sipas hetuesve, tre sekserët, edhe pse nuk janë nga qyteti i Elbasanit, shfrytëzon­in njohjet me pedagogët në universite­tin “Aleksandër Xhuvani” dhe pasi u merrnin para studentëve ngelës, dyshohet se i ndanin paratë e fituara me ta. Prokuroria tregohet e rezervuar me detajet hetimore, por burimet tregojnë se në hetim janë dhe tre pedagogë, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë çësh- tje. “Hetimi për tre të arrestuari­t ka nisur dy muaj më parë, referuar denoncimit të një studenti, i cili kishte paguar për të marrë notë kaluese”, bëri të ditur Policia. Nga ana tjetër, lihet e hapur edhe pista se tre të ndaluarit mund të kenë mashtruar studentët për njohjet me pedagogët. Policia, në një deklaratë për mediat, sqaron se operacioni i koduar “Sezoni”, u krye nga Policia e Elbasanit me mbështetje­n edhe të Njësisë e Forcës së Posaçme, pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit. “Nga Specialist­ët për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar u finalizua Operacioni Policor ‘ Sezoni’, në funksion të Procedimit Penal të vitit 2018, pas një hetimi 2- mujor në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Njësinë e Forcës së Posaçme, pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, u bë i mundur dokumentim­i ligjor i aktiviteti­t kriminal dhe ekzekutimi i urdhrit për ndalimin e të dyshuarve për krim, konkretish­t: Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e Poshtme, Njësia Administra­tive Funar, Bashkia Elbasan. Qamil Murataj, 49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzes- Fushë, Njësia Administra­tive Kasash, Tiranë. Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skënderbe, Njësia Administra­tive Rrajcë, Bashkia Përrenjas. Shtetasit e lartpërmen­dur ndërmjetës­onin te pedagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare. Ndalimi i personave të sipërpërme­ndur u bë për kryerjen e veprës pe- nale ‘ Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’”, bëhet e ditur nga Policia, ndërkohë që për arsye hetimi nuk bëhen me dije të tjera detaje.

 ??  ?? Skënder Stafa, një nga të arrestuari­t
Skënder Stafa, një nga të arrestuari­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania