Panorama (Albania)

Xhisela Maloku në Apel: Mbështes Rexhepin, do t'ju padis për shpifje

-

Xhisela Maloku, vajza që kallëzoi për dhunë dhe përndjekje djalin e deputetit të PS- së, Rexhep Rrajën, u shfaq ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Ajo, madje, dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat, ku tha se kishte ardhur që të mbështeste Rexhep Rrajën dhe uronte që ai të lirohej nga burgu. Xhisela Maloku rikonfirmo­i edhe një herë versionin e dytë të historisë, se nuk është dhunuar asnjëherë nga Rexhep Rraja dhe se ajo e ka kallëzuar atë për shkak të xhelozisë. Ajo u shpreh e gatshme që të mbante përgjegjës­i për gjithçka sa ka deklaruar, madje duke kërcënuar edhe mediat, se nëse do të shkruanin sërish për atë që e cilësoi si "jetë private" do të bënte kallëzim për "shpifje". Xhisela tregoi se me Rexhepin ka një marrëdhëni­e të ngushtë shoqërore, por nuk pranoi ta ketë vizituar në burg.

"Erdha për ta mbështetur, për arsye të trafikut arrita vonë. Kjo bëri që mos të isha në Gjykatë. Në seancën tjetër do e mbështes. Nuk jam viktimë. S'kam presion. Këtë e kam bërë edhe deklaratë noteriale. Ato që kam thënë në media, janë të vërteta dhe duhet të më besoni. Oficeri i Policisë është në azil. Skam informacio­ne të tjera. Kam kontaktuar me të, kam marrëdhëni­e të mira. Kemi marrëdhëni­e shoqërore. Erdha për ta mbështetur në Gjykatë", tha Xhisela, duke shtuar se nëse mediat merren me jetën e saj private, atëherë ajo do të bëjë kallëzim për shpifje. Rasti i Xhisela Malokut fillimisht është bërë i ditur nga ish- kryeminist­ri Berisha, i cili përmes një statusi në "Facebook" denonconte Policinë e Shtetit se kishte fshehur një "rast përdhunimi". Më pas, ka qenë ish- oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu, ai që ka dalë në deklarata publike, duke thënë se është kërcënuar që të mbyllë çështjen në fjalë nga njerëz me pushtet, duke implikuar dy deputetët e PS- së, Rrahman Rraja dhe Taulant Balla. Pas këtyre akuzave dhe kundërakuz­ave, ka qenë Xhisela Maloku ajo që ka dhënë versionin tjetër të ngjarjes, se nuk ishte dhunuar dhe as përdhunuar, por kallëzimin e kishte bërë për arsye xhelozie.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania