Panorama (Albania)

Kërkohej nga Italia për trafik droge, kapet në Tiranë pas 2 vitesh

I arrestuari Aleksandër Demiri, grupi i tij u godit gjatë operacioni­t italo- shqiptar "Riccio", sillnin euro me postë

- ETLEVA DELIA

Është arrestuar në Tiranë një 43- vjeçar nga Kavaja, pas më shumë se dy vitesh që ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Italia, si drejtues i një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Aleksandër Demiri ishte një nga dy drejtuesit e grupit, që nuk u arrestua dot gjatë operacioni­t të koduar "Riccio", që u koordinua në 4 shtete, Shqipëri, Itali, Gjermani dhe Spanjë. Ky operacion italo- shqiptar, u zhvillua më 27 maj të vitit 2016 dhe rezultatet e tij u bënë publike njëkohësis­ht në të dy shtetet nëpërmjet video- konferencë­s. Policia shqiptare deklaroi në atë kohë se kishte arrestuar 12 anëtarë të rëndësishë­m të organizatë­s së heroinës dhe kokainës. Zv. drejtori i Policisë së asaj kohe, Ardian Çipa, deklaroi se operacioni ishte zhvilluar në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Fier dhe suksesi i tij ishte produkt i bashkëpuni­mit efikas me Policinë italiane. Në Shqipëri u arrestuan Dritan Çela, Anesti Culli, Gerald Gjoni dhe Florjan Konokozi në Tiranë; Erald Zyka, Kridens Kercuku, Ilirjan Orhani në Durrës; Gazmend Dimni në Kavajë dhe Agron Sulmina e Ardit Hyka në Fier. Përgjatë dy viteve, që Policia italiane kishte hetuar këtë bandë, ishin sekuestrua­r 130 kg heroinë dhe kokainë, si dhe ishte dokumentua­r dërgimin i mbi 2 milionë eurove në Shqipëri, kryesisht me postë. Pala italiane deklaronte se shtetasit shqiptarë, Erald Nasto, Shahin Isufi, Ervin Taullahu, Aleksandër Demiri ishin drejtuesit kryesorë të grupit, të cilët vepronin nën urdhrat e Amarild Karanxhajt, që ishte kapo kryesor i organizatë­s. Policia shqiptare deklaroi se të arrestuari­t i përkisnin niveleve të ndryshme në organizatë, nga korrierët te shpërndarë­sit e drogës. Çdo anëtar i saj kishte rol të qartë dhe detyra që përfshinin trafikimin, furnizimin, shpërndarj­en dhe transferim­in e parave nga Italia në Shqipëri.

POLICIA ITALIANE

Komandanti i Karabinier­isë në Milano, një ditë pas operacioni­t që u zhvillua në vitin 2016 shpjegoi se si funksionon­te grupi i shqiptarëv­e që trafikonin drogë nga Holanda në drejtim të Italisë. Në një intervistë për televizion­in "TGR", komandanti Giuseppe La Gala, u shpreh se ky grup i dërgonte në Shqipëri paratë e përfituara nga shitja e drogës. Sipas tij, një dërgesë e tillë arrinte në vlerën e afro 1 milion eurove. Rreth 300 mijë euro, të përgatitur­a për t'u nisur me postë në Shqipëri, u sekuestrua­n mbrëmjen e 24 majit 2016, kur u zhvillua operacioni mes Shqipërisë dhe Italisë. Komandanti La Gala shprehej se ky grup ka trafikuar tonelata droge në Itali, nga viti 2014 deri në vitin 2016. Sipas tij, kishin caktuar disa kode, në mënyrë që të mos zbuloheshi­n nga Policia, kode që për rreth 2 vite kanë funksionua­r mjaft mirë, duke bërë që ata të mos zbuloheshi­n. Komandanti tregonte edhe se si funksion- onte grupi. Sipas tij, shqiptarët kishin rolin e furnitorëv­e me lëndë narkotike, të llojit heroinë dhe kokainë, ndërsa si korrierë për shpërndarj­en e drogës përdornin disa shtetas nga Maroku dhe Tunizia, mes të cilëve edhe një femër. Gjithashtu, La Gala tregonte gjatë intervistë­s edhe mënyrën e jetesës që kishte bërë grupi i shqiptarëv­e për të mos u zbuluar nga Policia, që, sipas tij, bënin një jetë modeste dhe paguanin rregullish­t të gjitha faturat.

HETIMI

Hetimet për zbulimin e këtij grupi kriminal kishin nisur që prej shkurtit të vitit 2014. Sipas komandanti­t të Karabinier­isë së Milanos, ka qenë një ndërhyrje rutinë në Milano, që zbuloi dhe sekuestroi një sasi prej 42 kg heroinë në shkurt të atij viti, që inicioi hetimet për zbulimin e këtij grupi. "Gjatë hetimeve, që u kryen nga Njësia Hetimore, u mësua ekzistenca e një grupi kriminal, që ishte i degëzuar në të gjithë Italinë Veriore dhe Shqipëri e që merrej me trafikun e kokainës e heroinës. U identifiku­an furnizuesi­t shqiptarë të drogës dhe korrierët e tyre, që mbanin drogë me makina të modifikuar­a, posaçërish­t për këtë veprimtari. Disa prej anëtarëve të këtij grupi kishin dyqane ku shisnin mallra të ndryshme me pakicë, që shërbenin si pikë takimi me korrierët marokenë e tunizianë, që merrnin pako të ndryshme me ' ushqime', ku në fakt kishte drogë. Hetimet në fund u ngushtuan te rrethi i personave, që kishin si detyrë kthimin në Shqipëri të shumave të konsiderue­shme monetare, që transporto­heshin me kamionë ose autobusë", u shpreh gjatë intervistë­s për median italiane, komandanti Giuseppe La Gala.

 ??  ?? Aleksandër Demiri gjatë shoqërimit në Polici
Aleksandër Demiri gjatë shoqërimit në Polici
 ??  ?? Operacioni ndërkombët­ar “Riccio”
Operacioni ndërkombët­ar “Riccio”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania