Panorama (Albania)

Drogë në palete druri, pronari i firmës: I blenë pa bërë pazar

“M'i kërkuan në Gjermani, kamionin do ta ngisnin vetë”

- ERALD DELIU

Pronari i një firme që tregtonte palete druri ka dëshmuar ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër grupit të drogës që trafikoi rreth 2.5 tonë kanabis në Itali në vitin 2017.

Bëhet fjalë në grupin e famshëm, që trafikonte drogë të fshehur në palete druri dhe që kishte edhe një person garant në Policinë e Shtetit. Grupi në fjalë ndihmohej nga ish- oficeri i Policisë, Festim Lelaj, i cili siguronte që kamionët e ngarkuar me drogë nuk do të prekeshin gjatë rrugës për në doganë. Ditën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte seanca për Aurel Lazajn, vlonjatin që ishte pjesë e grupit, por që në fund vendosi të bashkëpuno­jë me drejtësinë për të përfituar ulje të dënimit. Të pandehurit e tjerë janë: Euron Hoti, Malton Lleshi, Gëzim Dervishi, Agron Kapllani, Mikail Hila dhe Altin Katundi. Disa seanca më parë, Lazaj tregoi se ky grup kriminal, kishte nisur aktiviteti­n e tij që në vitin 2011, ndërsa bëri të ditur sa pjesë e tij ka qenë edhe një polic. Ndërkohë, në seancën e djeshme, dolën para Gjykatës doganierë, administra­torë dhe ekonomistë të firmave që kanë nisur kamionin dhe kanë prerë faturën e mallit, ku supozohet të kishte palete druri, por që në fakt kishte drogë. Për këtë, interesant­e ishte dëshmia e administra­torit të firmës që prodhonte palete druri. Ai tregoi në Gjykatë se si u kontaktua nga porositësi­t në Gjermani. Administra­tori tregoi se që në fillim i lindën dyshimet nga telefonues­i që kërkonte palete druri në Gjermani, i cili, sipas tij ishte i painteresu­ar për çmimin dhe nuk kërkoi të bënte pazar. Më pas, sipas tij, personat që morën kamionin me palete, e ngarkuan atë më pak sesa kishin paguar, duke ngjallur dyshime të tjera tek ai.

DËSHMIA

I pyetur nga prokurori Dri- tan Prençi për mënyrën sesi ra në kontakt me personin që porositi palete, administra­tori i firmës, Mirel S., tha se e kishte marrë dikush me numër privat dhe e kishte pyetur për palete dhe nëse mund t'ia dërgonin në Gjermani. "Personi me emrin Artan më ka marrë në telefon me numër privat dhe ka bërë porosinë. Në momentin që po flisnim, ai dukej se ishte duke ngrënë dhe thjesht bëri pyetje të përgjithsh­me, nëse kishim mall dhe sa kushtonte. Pas kësaj kemi kontaktuar edhe dy herë të tjera, ku më pyeti sërish për palete dhe një çmim të saktë, unë ia thashë dhe më tha dakord, do të të dërgoj dy miq të mi që të marrin ngarkesën. Dukej se edhe sikur t'i thosha 200 mijë euro, nuk do i bënin përshtypje, pasi dukej i interesuar vetëm për kamionin. Të them të drejtën m'u dukën të çuditshme disa gjëra, por vazhdo- va me marrëveshj­en. I kërkova një e- mail, një mënyrë kontakti, pasi duhej bërë edhe pagesa. Por ai më ka dhënë vetëm një email, por nuk kemi kontaktuar aty. Pas dy ditësh më marrin në telefon dy persona dhe më thanë: "Ke folur me një mikun tonë për palete, kur të vijmë t'i ngarkojmë?" Unë i them se duhej bërë pagesa një herë, sepse nuk mund të vinin kështu. Pasi u zgjidh edhe kjo pjesë dhe ata bënë pagesën në kesh, kanë ardhur për të bërë ngarkesën pas 2 javësh dhe vetëm pasi i mora unë që t'i pyesja, se ata kishin paguar. Erdhën dy persona, të cilët bënë ngarkimin e kamionit, të cilin e kanë ngarkuar shumë më pak se sa mbante dhe unë i them se mund të marrin më shumë se kamioni ka kapacitet dhe kishin paguar, por ata më thanë se aq i duheshin. Më pas, unë i kam shoqëruar deri te dogana dhe jam larguar. Kujtoj se aty ishin shumë të nervozuar, por unë u largova dhe kaq di për këtë ngjarje", tha administra­tori në gjyq. Ndërsa i pyetur për dialektin e personit që kishte folur në telefon, të identifiku­ar me emrin Artan Abazi, dëshmitari tha se mund të ishte nga Shqipëria e Mesme ose nga jugu, pa dhënë një përgjigje të qartë. Administra­tori arriti të identifiko­jë të pandehurin, bashkëpunë­tor të drejtësisë, Aurel Lazajn, si një prej personave që kishte shkuar të merrte ngarkesën. "Një prej personave që erdhi të merrte kamionin, është ai personi aty, më duket se quhej Dhimo", tha dëshmitari, ndërsa duket se ata janë prezantuar me emra të tjerë, ose Dhimo i përmendur në dëshmi, mund të jetë shoferi i kamionit i kapur në Itali, Dhimo Koraj.

 ??  ?? Pamje nga seanca e djeshme
Pamje nga seanca e djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania