Panorama (Albania)

Arrestohet trafikanti i drogës që ndihmohej nga polici në Memaliaj

-

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë mbrëmjes së të martës 48- vjeçarin Besim Zika, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 9 vite burg, për "Kultivim të lëndëve narkotike", "Grup i strukturua­r kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale dhe e organizata­ve kriminale". Sipas dosjes hetimore, Zika është identifiku­ar si kreu i grupit kriminal, që trafikonte drogë në zonën e Memaliajt në vitin 2016 dhe që ndihmohej nga ish- punonjësi i Policisë, Gani Abazi, që aktualisht ndodhet në qeli. Prokuroria për Krime të Rënda, që nga data 29.06.2016 e në vijim, ka pasur nën hetim procedimin penal nr. 125, për disa vepra të rënda penale. Ky procedim ka përfshirë procedimet e mëparshme të regjistrua­ra nga Prokuroria e Tiranës për disa ngjarje kriminale, të cilat e kanë zanafillën në ngjarjen e ndodhur në Tepelenë, në prill 2015, ku janë dhunuar prindërit e shtetasit Elton Çiço, që më pas u vra në Tiranë. Duke hetuar për këto ngjarje të njëpasnjës­hme kriminale, për të cilat janë përdorur edhe përgjimet telefonike, Prokuroria e Tiranës ka ardhur në dijeni të veprimtari­së së organizuar kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëv­e në disa fshatra të rrethit Tepelenë, për të cilën, autorët dyshohej se kishin mbështetje­n e bashkëpuno­nin edhe me punonjës policie, përshirë drejtuesit lokalë të Policisë në Tepelenë. Në këto rrethana, rezulton se Prokuroria për Krime të Rënda ka vijuar veprimet hetimore, duke shtrirë përgjimin telefonik edhe për personat që organizoni­n kultivimin, njëri prej të cilëve ka rezultuar se ishte shtetasi i thirrur Beso, por që është identifiku­ar me emrin Besim Zika.

 ??  ?? Besim Zika gjatë shoqërimit në Polici
Besim Zika gjatë shoqërimit në Polici

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania