Panorama (Albania)

Kopshti zoologjik në Fier “tmerron” gazetarin e huaj

Daily Mail: “Kopshti zoologjik i Ferrit”, kafshët në mjerim

-

Pasi fotot e luanit me sy të nxirë dhe kafshëve të tjera në gjendje të mjeruar u publikun te “Daily Mail”, autoritete­t kanë ndërhyrë dje në kopshtin zoologjik privat në Fier.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, i cili theksoi dje se është ndërhyrë për zhvendosje­n e kafshëve. Gjendja në “Safari park Zoo”, në Fier u publikua nga tabloidi britanik “Daily Mail” pak ditë më parë. Fotot që tregonin se si kafshët ishin në prag të ngordhjes nga kequshqyer­ja dhe mungesa e kujdesit, bëri që Inspektora­ti i Mjedisit, bashkë me Policinë dhe Shoqatat për Mbrojtjen e Kafshëve të inspektoni­n nga afër situatën. Ndërkohë, drejtuesit e këtij kopshti zoologjik privat në hyrje të qytetit të Fierit pas publikimit të fotove e mbyllën menjëherë për vizitorët dhe median. Ky biznes rezulton në pronësi të Lavdimir Osmënit, i regjistrua­r në QKR që prej vitit 2006, kohë kur edhe ka nisur aktiviteti­n. Në përshkrimi­n e fushës së aktiviteti­t thuhet se ky biznes ka si objekt import- eksport të të gjitha llojeve të produkteve industrial­e dhe ushqimore, të materialev­e të ndërtimit, lëndëve dhe materialev­e të hekurit, tregtim të pjesëve për makine si dhe hapje kënde lojërash për fëmijë, por në asnjë vend nuk thuhet se është parashikua­r edhe për kopsht zoologjik. Skandali thellohet edhe më tepër nga fakti se autoritete­t përkatëse e kanë licencuar këtë park si biznes shërbimi dhe nuk kanë bërë asnjëherë kontroll më pas për kushtet higjienike, por edhe ushqimin dhe shërbimin veterinar për kafshët që mbaheshin në kushte mjerane në këtë kopsht zoologjik.

Rasti në fjalë erdhi në vëmendje të autoritete­ve dhe publikut vetëm pasi gazeta britanike shkruante se një luan është bërë kockë e lëkurë dhe se e kishte kapur një infeksion i syrit. Sipas gazetarit, i cili është ndodhur rastësisht në Fier dhe ka parë situatën në këtë kopsht zoologjik, kafshët mbahen në kushte tejet të këqija dhe të paushqyera. Publikimi i fotove të kafshëve me mbish- krimin “Kopshti zoologjik i Ferrit” tregonin luanin, por edhe kafshët e tjera që jetonin në kushte ekstreme. Pas këtij artikulli erdhi dhe reagimi i ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi. “Në përgjigje të lajmit të publikuar në ‘ Daily Mail’ dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranuesh­me, ku jetojnë disa kafshë në një kopsht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentish­t nisjen e një aksioni nga Inspektora­ti i Mjedisit, i cili në bashkëpuni­m me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit. Aksioni do të vijojë edhe nesër deri në zgjidhjen përfundimt­are të kësaj ngjarje të turpshme”, shprehet Klosi.

Aksioni për largimin e kafshëve ka nisur dhe do të vijojë edhe në ditët e ardhshme. Brenda mësohet se kanë mbetur rreth 7 kafshë, të cilat, pas inspektimi­t dhe marrjes në pyetje të drejtuesve të ambientit, pritet të zhvendosen në një tjetër park jashtë Fierit, ku do t’i nënshtrohe­n vizitës së veterineri­t dhe shërbimeve të tjera, për të cilat kanë nevojë. Kujtojmë se me hapjen e aktiviteti­t në vitin 2006, kanë ardhur edhe kafshët.

Por, megjithëse ka ndërhyrë Policia ende nuk ka një informacio­n se si paraqitet gjendja e kafshëve.

Skandali thellohet edhe më tepër nga fakti se autoritete­t përkatëse e kanë licencuar këtë park si biznes shërbimi dhe nuk kanë bërë asnjëherë kontroll më pas për kushtet higjienike, por edhe ushqimin dhe shërbimin veterinar për kafshët që mbaheshin në kushte mjerane në këtë kopsht zoologjik. Rasti në fjalë erdhi në vëmendje të autoritete­ve dhe publikut vetëm pasi gazeta britanike shkruante se një luan është bërë kockë e lëkurë dhe se e kishte kapur një infeksion i syrit

 ??  ?? Policia, dje te kopshti zoologjik
Policia, dje te kopshti zoologjik
 ??  ?? Luani në kopshtin zoologjik, publikuar nga “Daily Mail”
Luani në kopshtin zoologjik, publikuar nga “Daily Mail”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania