Panorama (Albania)

Ervis Martinaj kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit

I plagosuri ka lënë Spitalin e Burgut dhe ndodhet në qeli

- Ervis Martinaj

Avokati i njërit prej të plagosurve në përplasjen me armë të ndodhur në një lokal në ishBllok, Ervis Martinaj, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, që ka caktuar "arrest me burg" me afat 30 ditë për klientin e tij. Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Apelit dhe pritet që të shqyrtohet më 22 tetor. Të njëjtën lëvizje ka bërë edhe avokati i të plagosurit tjetër, Eljon Hate. Ky i fundit gjendet ende në spital në gjendje të rëndë. Martinaj, nga ana tjetër, ka lënë Spitalin e Burgut dhe tashmë ndodhet në qelitë e paraburgim­it. Ai vazhdon të ngulë këmbë se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur dhe se plumbat e kanë kapur aksidental­isht. Nga përplasja me armë në lokalin "Monopol", në ishBllok, mbeti i vrarë Fabian Gaxha, i cili ishte në kërkim, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hate. Policia ka shpallur në kërkim Ervin Matën dhe ish- komandon Mevjol Bilo, i cili dyshohet se ka qëlluar më armë ndaj Gax- hës dhe Martinajt. Në deklarimet e tij në Polici, Ervis Martinaj ka mohuar që sherri të ketë nisur për shkak të një ngacmimi ndaj së fejuarës së Ervin Matës, Elvana Gjatës. Ai ka thënë se nuk ka lidhje aspak me sherrin dhe se përplasja ka nisur mes Mevjol Bilos dhe Fabian Gaxhës. "Nuk ka të dhëna se Martinaj ishte i përfshirë konflikte. Sherri ka qenë mes dy personave, Fabjan Gaxhës, i cili është konfliktua­r në mënyrë verbale me komandon që nuk njihej nga Martinaj. Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. Ervis Martinaj ka pasur marrëdhëni­e korrekte me Ervin Matën, janë takuar në lokal. Ai të vijë dhe të japë sqarime, sepse nuk rezulton që të ketë pasur konflikt mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. Në sherr nuk ishte i përfshirë klienti im. Ka qenë i pranishëm, por s'ka qenë pjesë e sherrit. Në sherr janë përfshirë Gaxhaj dhe ai që është identifiku­ar si komando", ka thënë disa ditë më parë avokati i Martinajt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania