Panorama (Albania)

Atentat me breshëri makinës, “zhduket” i shënjestru­ari

Dyshime se është qëlluar Artan Koçeku, kërkohej për vrasje

- SHKODER/

Zbulohet në Shkodër një mjet fuoristrad­ë i dalë nga rruga, i cili ishte sulmuar me breshëri automatike.

Brenda mjetit me targë të falsifikua­r janë gjetur vetëm gjurmë gjaku, por Policia nuk ka të dhëna për fatin e personit që ka qenë shënjestër e këtij atentati. Ngjarja që dyshohet të ketë ndodhur natën e 14 tetorit, është zbuluar mëngjesin e 15 tetorit, kur blutë e Shkodrës janë sinjalizua­r nga banorë të zonës. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se nga verifikimi i kryer nuk rezulton që në Spitalin e Shkodrës të ketë shkruar ndonjë person i plagosur për ndihmë mjekësore. Kjo ka përforcuar dyshimin se personi mund të jetë vrarë dhe më pas i kanë zhdukur edhe trupin.

ZBULIMI

Policia e Shkodrës në orët e mëngjesit të 15 tetorit është njoftuar se në fshatin Shtoj i Vjetër në njësinë Rrethina, në afërsi të shinave të trenit, ndodhej një fuoristrad­ë e braktisur, e cila kishte dhjetëra shenja të dukshme plumbash. Menjëherë pas sinjalizim­it të dhënë, Policia ka shkuar në vend dhe brenda fuoristrad­ës janë konstatuar njolla gjaku. Ajo që dyshohet momentalis­ht është se një person, që ka qenë brenda makinës, është plagosur ose vrarë. Deri më tani ende nuk ka asnjë lloj informacio­ni se ku ndodhet shtetasi, që ka qenë në shënjestër të autorëve. Mbi 20 shenja plumbash janë gjetur në automjet, por nuk është konfirmuar nëse janë shkrehur nga një armë apo më shumë. Policia e Shkodrës nuk ka dhënë informacio­n të detajuar në lidhje me këtë ngjarje. "Në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, është gjetur i braktisur automjeti tip KIA, ku nga këqyrja e bërë nga grupi hetimor në automjet ka shenja plumbi. Nga verifikime­t e kryera nuk rezulton asnjë person i dëmtuar. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min e pronarit të mjetit, si dhe identifiki­min dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Nenet 76, 22 dhe 278/ 1 të Kodit Pe- nal", thuhej në njoftimin e dhënë, katër ditë pas ngjarjes nga Policia e Shkodrës.

DYSHIMI

Mësohet se në kuadër të dyshimeve të ngritura në lidhje me përdoruesi­n e mundshëm të automjetit, janë shoqëruar disa persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka dyshime të forta për një atentat të mundshëm ndaj Artan Koçekut. Ai është person i shpallur në kërkim që në dhjetorin e 2017- s, si autor i dyshuar për vrasjen e Angjelin Shkambit, ngjarje e ndodhur te varrezat e Stom Golemit. Koçeku asokohe kishte dalë me leje shpërblimi nga burgu. Kjo vrasje dyshohet nga Policia se erdhi pas një borxhi rreth 30 mijë euro që Koçeku i kishte viktimës për pazare droge. Fuoristrad­a, e cila është qëlluar me breshëri plum- bash natën e 14 tetorit të këtij viti rezulton se ka targa të vjedhura dhe të mbivendosu­ra. Në Spitalin Rajonal të Shkodrës, sipas burimeve, nga nata e 14 tetorit nuk ka shkuar asnjë person i plagosur me armë. Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një rrugë dytësore që nuk ka qarkullim të shpeshtë dhe larg vëmendjes së njerëzve, detaje këto që e vështirëso­jnë punën e efektivëve.

 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania