Panorama (Albania)

Zbulohet letërkëmbi­mi i aktorit që luajti Skënderbeu­n, ç’thoshte për Shqipërinë

Akaki Horava: Marrëdhëni­et me aktorët dhe njerëzit ishin të mrekullues­hme, komb i vogël me pasuri të madhe kulturore

-

Pasioni që Akaki Horava kishte për teatrin dhe filmin e bëri atë, që në vitin 1939, së bashku me një kolegun e tij, të themelonte Institutin e Shtetit Popullor të Teatrit “Shota Rustaveli,” ku u bë dhe drejtori i saj dhe jepte leksion si pedagog i Regjisurës deri ne vitet e fundit të jetës së tij. Po ashtu, midis viteve 1949 e 1955 – në vitin 1953, ai ndodhej në Shqipëri për xhirimin e filmit – ai u bë drejtor i Teatrit Rustaveli ( ku bëri dhe karrierën e tij), themeloi Shoqërinë e Teatrit të Gjeorgjisë dhe ishte president i saj për disa vite. Po ashtu, që nga viti 1950 ishte anëtar i Komitetit Sovjetik të Mbrojtjes së Paqes; një organizatë shtetërore përgjegjës­e për bashkërend­imin e lëvizjeve aktive të paqes në Bashkimin Sovjetik, me mision kundërshti­min e luftërave dhe militarizi­min në vendet antikomuni­ste, por që nuk e ngrinin zërin kundër proceseve të tilla në vendet komuniste, në fakt iu kundërvunë kritikave nga jashtë, kur sovjetikët filluan testimin atomik në fillim të viteve 1960.

Në intervistë­n me një nga ish- studentët e tij në Tbilisi, në mes të korrikut 2018, aktorin dhe “Artistin e Popullit”, Zhanri Lolashvili, ky i fundit shprehej me superlativ­a për Horavën si profesor, ku ai i dha mësim në Institutin e Teatrit, midis vitit 1963 e 1968, si gjeni- aktor dhe si një njeri “guliskuri” ( me zemër të madhe). Duke filluar dhe me një përshkrim të fizikut të tij, “me trup të madh e impozant dhe një formë koke, të cilat duken bukur jo vetëm në filmin E Skënderbeu­t, por dhe në statujën [ që ndodhet diku në qendër të Tbilisit], që i bëri skulptori i famshëm gjeorgjian, Nikoloz Kandelaki”, ai shtoi se Horava ishte një “njeri i periudhës sovjetike, me humor të veçantë… po të merret parasysh që ishte periudha represive e Stalinit dhe Beries së vitit 1937, e cila i bëri artistët të ishin të frikësuar dhe të mos flisnin”.

Por, gjithsesi, ai e kujton atë si një “gjeni, i cili edhe pse t’i shpjegonte gjërat mirë, përsëri nuk ia arrije t’i bëje si ai, sepse jo vetëm me stilin e aktrimit, me një zë fantastik dhe të jashtëzako­nshëm – sepse në atë kohë për aktorët ishte i rëndësishë­m zëri – por dhe nga ana fizike, ai ishte një atlet i vërtetë”. Sipas Lolashvili­t, Horava kishte një dhunti të lindur e jo të studiuar; me mbitone të zërit, me të cilat nëse qëndroje pranë, “të bënte hipnozë”, me qartësinë dhe fuqinë e artikulimi­t të fjalës. “Ai,- tregonte Lolashvili,- të dëgjonte shumë mirë dhe kishte një muzikalite­t të madh”.

Njëherë rreth mespranver­ës së vitit 1967, kujtonte Lolashvili, kur kishte dalë fjala se Teatri shtetëror në Samegrelo do të mbyllej, Lolashvili së bashku me studentët e tjerë shkuan atje për ta ndaluar këtë gjë. Ndërkohë, Horava, i cili kishte ditëlindje­n në ato ditë, kishte plan për shkuar në fshatin e tij. U ftua nga ata në një banket për ditëlindje­n në qytetin e Zugditit ( kryeqendra e Samegrelos) dhe i sollën atje një kalë të mrekullues­hëm të racës arabe. “As nuk u mendua shumë dhe u bë gati t’i ngjitej kalit, por nuk e lanë për shkak të moshës. Iu kujtua Skanderbeg­oba (- oba, një formë gjuhësore në gjeorgjish­t që të jep sensin e një kohe të veçantë, të diçkaje të veçantë; në këtë rast koha e xhirimit të filmit të Skënderbeu­t)”, rrëfente me të qeshur Lolashvili. FILMI, FIGURA E SKËNDERBEU­T, SHQIPTARËT DHE HISTORIA E TYRE NËN VËSHTRIMIN E HORAVËS Si ndodhi që Horava u bë protagonis­ti i filmit dhe çfarë mendonte ai për të, për shqiptarët dhe historinë gjatë asaj kohe? “Për mendimin tim,- shtoi Lolashvili, i cili edhe vetë e konsideron­te Skënderbeu­n si një “njeri fantastik”, edhe pse nuk ishte i sigurt pse kishte këtë titull ushtarak osman, Horava nuk do ta kishte pranuar rolin nëse nuk do të ishte impresionu­ar nga personalit­eti i Skënderbeu­t dhe nga historia e popullit shqiptar”.

Xhirimet e filmit nisën në fillim të 1953- shit. Dhe filmi ishte gati për t’u shfaqur në Ditën e Pavarësisë ( dhe të Çlirimit) të Shqipërisë të po atij viti. Filmi ishte një bashkëpuni­m midis “Mosfilmit” ( kinostudio sovjetike) dhe Kinostudio­s “Shqipëria e Re” – për këtë të fundit, e themeluar në të njëjtin vit me xhirimin e filmit, ky ishte projekti i parë pilot me një film artistik të një zhanri të tillë.

Nga këndvështr­imi politik i kohës, kur Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës ishte në kulmin e marrëdhëni­eve të mira me Bashkim Sovjetik të Stalinit, rëndësia e suksesit të këtij filmi ishte e jashtëzako­nshme edhe për faktin po aq të rëndësishë­m, që siç dhe Lenini ishte shprehur kohë më parë, me metaforë ushtarake për rëndësinë e artit të filmit, “kinemaja është artileria e rëndë e artit”. Dhe në Shqipërinë komuniste, përgjithës­isht, kjo ide u përcoll edhe në këtë film dhe në të gjithë të tjerët që ndoqën pas”.

Regjisori i filmit ishte rusi Sergej Jutkeviçi, skenaristi ishte gjeorgjian­i Mihail Papava. Ky i fundit, përpara se të fillonte xhirimi i filmit, kishte qenë në Shqipëri për disa muaj, për të vizituar vendet e duhura, për të mbledhur dokumentet dhe materialet e nevojshme dhe për t’u konsultuar me historianë­t shqiptarë ( historiani Xhufi ne atë programin televiziv përmendi profesorin Aleks Buda, në rolin e konsulenti­t historik). Jutkeviçi shprehej në vitin 1954, se skenari i Papavës krijoi “imazhe të qarta vizuale”, kështu që i mbetej – shkruhej në një artikull të botuar në Tbilisi po atë vit – atij t’ia shtonte interpreti­min dhe “Horavës t’i jepte tonin”. Aktorë të tjerë gjeorgjian­ë, përveç Horavës, ishin, siç u përmend dhe më lart, aktorja po aq me famë në Gjeorgji, Veriko Anjaparixe, Sergo Zakariaxe si dhe një aktore ruse e një armen. Ndërsa disa nga aktorët shqiptarë më të njohur të kohës, me të cilët Horava krijoi mbresa shumë të ngrohta, ishin: Besa Imami, Adivie Alibali, Naim Frashëri e kështu me radhë.

Filmi garoi në Festivalin e 1954- s në Kanë të Francës, ku dhe mori Çmimin Ndërkombët­ar. Në një pjesë të mirë të kujtesës personale të Horavës, të cilin një studenti im gjeorgjian, David Gurgenixe, e pa këtë fillim vjeshte – të ruajtur në shtëpinë e bashkëshor­tes së nipit të gruas së Horavës ( Horavës i lindi një djalë, por i vdiq në moshë të njomë), zonja Nina Çankvetaxe, e cila ka krijuar një dhomë memoriali për Horavën, ku gjenden në mes të shumë kornizave fotografik­e edhe një portret i tij gjatë xhirimit të filmit të Skënderbeu­t – gjendeshin dhe ditarë e shënime në gjuhën frënge dhe ruse. Këto shënime e ditarë regjistroj­në jehonën e tij, që filmi dhe prestigji e fama, të cilën ai gjeti jo vetëm në Bashkimin Sovjetik, por dhe në Francë e Gjermani, ku u bënë shfaqje të veçanta gjatë muajve nëntor e dhjetor të vitit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania