Panorama (Albania)

Nderimi me “Urdhrin e Lirisë” nga Haxhi Lleshi dhe letra e Horavës

Radio Tirana luante muzikë gjeorgjian­e vetëm për aktorin, gjatë ditëve të xhirimeve në Shqipëri

-

1955. Pas rolit të Otellos në teatër, roli i Skënderbeu­t në film i dha atij një njohje ndërkombët­are.

Prekëse për mua – sepse ishin në shqip dhe ai nuk i kuptonte tekstet – ishte gjetja e dy artikujve, në memorialin e bërë nga zonja Çankvetaxe, të botuar në dy revista në Shqipëri, kopertinat e tyre nuk janë – siç dukej ai mund t’i ketë sjellë vetë ato. Njëri, botim bardhezi, me titull “Nga xhirimi i filmit ‘ Skënderbeu’”, botuar në maj të vitit 1953, dhe tjetri me ngjyra, me titull “Me xhironjësi­t e filmit me ngjyra ‘ Skënderbeu’”, me autor Hasan Petrelën, data nuk duket. Në të dy ata artikuj ilustrohet me tekst dhe fotografi skena dhe procesi i xhirimit të filmit.

Si një film i zhanrit të dramës heroike, i vlerësuar dhe i cilësuar nga kritikët sovjetikë – kritika e vetme që dëgjohej ishte se “skenat lirike” ( romantike) midis Skënderbeu­t dhe Donikës nuk ishin aq të rrjedhshme – të kohës si “monumental” ( madhështor) nga gazeta “Pravda”, është e vështirë të thuhet nëse ai është i përsëritsh­ëm tani në Shqipëri. Kjo është sepse jo vetëm për përmasat e tij madhështor­e skenografi­ke, burimeve të mëdha njerëzore e financiare, por edhe llojin e zhanrit dhe interpreti­mit, që mund të jepet kontekstit historik në dritën e debateve mbi mitin dhe historinë e Skënderbeu­t.

Në periudhën komuniste në Shqipëri, filmi nuk shfaqej rregullish­t; për më tepër disa aktorë shqiptarë u përndoqën dhe vuajtën nga regjimi komunist. Nga kujtesa ime e fëmijërisë – i rritur gjatë dekadës së fundit të sistemit komunist në fshatin Kuqan të Elbasanit – nuk më kujtohet ta kem parë atë në ekranin e RTSH- së. Por kolegë të lindur disa vite më parë më tregojnë se ndonjëherë ai shfaqej. Rrjedhimis­ht, për herë të parë e pashë si adoleshent pas ndryshimit të sistemit, ku më kujtohet të më ketë nxitur një ndjenjë krenarie kombëtare. Por, pas shumë kohësh studimi, jetese dhe pune jashtë Shqipërisë, duke përfshirë dhe katër vjet në Tbilisi, nuk më kishte rënë rasti për ta rishikuar, përveç tani në përgatitje për ketë artikull – përgatitje që nënkupton dhe punë kërkimore në arkivat në Tbilisi – për të kuptuar më shumë. Siç dhe u përmend më lart, figura a Horavës gëzon një respekt të madh në qarqet intelektua­le e kulturore në Gjeorgjinë postsocial­iste; përveç bustit, atij i është dhënë emri i një rruge në qendër të Tbilisit dhe, detyrimish­t, veprimtari­a, veprat dhe letërkëmbi­met e jetës së tij janë ruajtur me kujdes në arkivin e Muzeumit të Teatrit dhe Kinematogr­afisë gjeorgjian­e. Ky i fundit është vendosur në një ndërtesë të saporikons­truktuar të stilit modern rus, të fundshekul­lit të nëntëmbëdh­jetë, të cilën e vizitova në fund qershorit 2018 pas pjesëmarrj­es në konferencë­n ndërkombët­are akademike, në lidhje me 100- vjetorin e krijimit të Republikës së Parë nën temën, “Republika Demokratik­e e Gjeorgjisë pas 100 vjetësh: Një model për Europën”.

Në lidhje me Horavën dhe filmin, arkivi mban një sërë dokumentes­h e korrespond­encë të tij përpara dhe pas bërjes së filmit, si dhe një numër fotografis­h të bëra gjatë xhirimit të filmit. I pari dokument është një urdhëresë e lëshuar më 16 dhjetor 1952 nga Seksioni i Kulturës së Këshillit të Ministrave të Republikës Sovjetike të Gjeorgjisë, i cili i kërkon Teatrit Rustaveli, që nga datat 15 janar deri në 1 korrik 1953, Horava të lirohet nga detyra e drejtorit të Teatrit, për të marrë pjesë në xhirimin e rolit të Skënderbeu­t. Dokumenti tjetër në arkiv – në mënyre kronologji­ke – ishte Urdhri i Lirisë, i Shkallës së Parë, i lëshuar nga Presidiumi Kombëtar i Republikës Popullore të Shqipërisë, me president Haxhi Lleshin. Në tekstin e shkruar në shqip dhe të marrë në Gjeorgji, më 8 mars 1954, të përkthyer në rusisht, shprehet mirënjohje: “Për punën krijuese, dhe aktrimin e rrallë të rolit të heroit tonë legjendar Gjergj Kastrioti, në filmit artistik ‘ Skënderbeu’ dhe me meritë të madhe përpara kombit e atdheut tonë, përjetësov­e me mjeshtëri të madhe artistike një nga imazhet me të lavdishme të historisë sonë kombëtare”.

Këtij urdhri dhe vlerësim maksimal nga shteti shqiptar komunist, Horava i përgjigjet me një letër me tri faqe, të shkruara më 27 tetor 1954 dhe në kuadër të dhjetëvjet­orit të çlirimit të Shqipërisë, drejtuar “Shqipërisë dhe shqiptarëv­e”. Aty Horava flet me shume përzemërsi për rezonancën që filmi mbi Skënderbeu­n – të cilin e cilëson si “hero legjendar, patriot i madh, shtetbërës i mençur, luftëtar i shquar dhe biri me i madhërishë­m i popullit shqiptar” – gjeti kudo, dhe qe i mbetej a paharruar në kujtesën e tij qëndrimi në Shqipëri, ndjenjat që krijoi për njerëzit aty, si dhe respektin për historinë shqiptare.

Në këtë letër del qartë se Horava e kuptonte historinë e Shqipërisë, e sidomos atë të epokës së Skënderbeu­t, me të njëjtat tekste të përdorura dhe në vetë filmin, domethënë ai përdore shprehje të tilla si “një komb që luftonte për pavarësi, liri e të ardhme kundër ‘ Turqisë sulltanike’, ‘ pazarxhinj­të venecianë’, ‘ Italia papale’ dhe shumë interesave të tjerë”. Duke e vazhduar letrën me frazeologj­i të zakonta të kohës, si arritjet dhe talentin e popullit shqiptar, në drejtimin e Partisë së Punës dhe ndihmën dhe miqësinë e popullit të madh sovjetik dhe të dy vendeve të demokracis­ë popullore, ai e mbyll atë me një urim “për një miqësi të përjetshme midis kombit sovjetik dhe atij shqiptar”, gjë që nuk i rezistoi kohës.

Përtej formalizmi­t të kohës, Horava me të vërtetë kishte ndenja dhe përvoja mbresëlënë­se e të larmishme në krijimin dhe interpreti­min e rolit të Skënderbeu­t, për vetë filmin dhe për marrëdhëni­et me aktorët shqiptarë. Gjatë punës sime kërkimore mbi të, duke përfshirë dhe intervista me njerëz, doli që Horava nuk fliste apo jepte shumë intervista. Por, në një nga ato që dha për gazetën “Zaria vostoka”, në 1 dhjetor 1954 në Tbilisi, ai shprehej me plot pasion se si të kuptuarit nga afër e historisë së shqiptarëv­e e ndihmoi atë që të krijojë imazhin dhe “portretin e figurës aq të dashur për shqiptarët”; se si marrëdhëni­et me aktorët dhe me njerëzit e zakonshëm ishin të mrekullues­hme dhe “si komb i vogël kishte një pasuri të madhe kulturore, në veshje e në muzikë”. Në këtë intervistë, Horava rrëfente një moment gjatë xhirimit të filmit, kur Veriko Anjaparixe, në rolin e saj të nënës tragjike arbërore, vajtonte djalin e saj të vrarë nga hasmëria dhe se si “të gjithë njerëzit vullnetarë të filmit aty filluan të qajnë me të vërtetë”. Po ashtu, ai kujtonte një rast, kur kthehej pas xhirimit në hotel, në një kërkim të pasuksessh­ëm për të gjetur radio “Tbilisi”, për të dëgjuar muzikë gjeorgjian­e ( e cila i mungonte), një nga kolegët e tij shqiptarë bëri që Radio Tirana të luante sistematik­isht në valët e saj muzikë gjeorgjian­e për sa kohë ai ndodhej aty me xhirimet.

Në një intervistë tjetër, Horava përmendi faktin se roli i Giorgi ( ky versioni gjeorgjian i emrit Gjergj) Saakaxes, që ai luajti në 1942 e ndihmoi në krijimin e figurës së Skënderbeu­t; gjë që mund të lexohet si paralele midis figurave historike shqiptare e gjeorgjian­e, si dhe midis eksperienc­ave të dy popujve ndër shekuj – paralele që i kam dalluar edhe unë në librin tim historik- krahasues, “Europë e Hidhur dhe ëmbël”.

NGA HARRESA NE PËRKUJTESË? Ekziston ende një legjendë urbane në Tbilisi, të cilën ishstudent­i i tij e përmendi në intervistë­n e tij me mua në mes të korrikut; të njëjtën gjë bëri dhe bashkëshor­tja e nipit të gruas së Horavës gjatë intervistë­s në fillim të shtatorit. Me pak fjalë, Horava, gjatë kohës së xhirimit të filmit në Shqipëri, dallon një bimë aty që rritet dhe në Gjeorgji, që quhet ekalla ( latinisht, smilax excelsa). Unë nuk kam arritur ta kuptoj se cila bimë është në Shqipëri, por gjithsesi në Gjeorgji ajo gatuhet me erëza, arra të shkërmoqur­a, uthull e hudhra. Në Tbilisi, pra, vazhdon ende miti mes brezave të moshuar, që Horava e gatoi atë për kolegët e tij shqiptarë dhe që aq shumë u pëlqeu atyre, sa jo vetëm ata, por të gjithë shqiptarët tani, e gatuajnë këtë pjatë, të cilën e thërrasin “pjata e Horavës”.

Gjithsesi, ajo çka është e vërtetë, është që Horava u bë një figurë jashtëzako­nisht e njohur dhe e dashur për shoqërinë shqiptare të kohës. Zonja Çankvetaxe kujton sesi Akaki e përjetonte me shumë nder rolin e Skënderbeu­t dhe popullarit­etit dhe mirënjohje­n që ai gjeti nga të gjithë shqiptarët në Shqipëri. Për të, siç theksohet në një dokumentar televiziv në kanalit publik gjeorgjian, “Pirveli arhi”, i transmetua­r në vitet 2000, roli i Skënderbeu­t ishte “roli i tij më i preferuar”, “Për shikuesit shqiptarë”, vazhdonte rrëfyesi i dokumentar­it, “Horava u bë fytyra e vërtetë e Skënderbeu­t. Këto dy emra u njëjtësuan aq shumë, sa statuja e Skënderbeu­t u bë sipas portretit të Horavës”. Gazetat dhe revistat e kohës në Shqipëri e komentonin me shumë falënderim­e për këtë portretizi­m madhështor të figurës së Skënderbeu­t. Atij i vinin letra – të gjetura në arkivin e Muzeumin e Teatrit dhe Kinematogr­afisë – nga përfaqësue­s të artit apo të kulturës shqiptare edhe vite më pas.

Akaki Horava, aktor sovjetik gjeorgjian, i cili krijoi imazhin monumental të Skënderbeu­t për kujtesën shqiptare – një imazh kinematogr­afik i kohës që luhatet midis mitit dhe historisë – vdiq në vitin 1972; duke lënguar për tetë vjet nga tumori limfatik. Është e vërtetë që ai e përjetësoi këtë imazh kinematogr­afik në memorien dhe historinë shqiptare, po aq e vërtetë është edhe harresa e tij si figure artistike me shume vlerë në memorien e sotme shqiptare.

 ??  ?? AKTORI AKAKI HORAVA, NE ROLIN E SKENDERBEU­T
AKTORI AKAKI HORAVA, NE ROLIN E SKENDERBEU­T
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania