Panorama (Albania)

Shpërthim e të shtëna në Krime, vriten 19 nxënës në një shkollë teknike

-

Të paktën 19 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një kolegj në Krime, një ish- gadishull ukrainas i aneksuar nga Rusia. Një student 18- vjeçar ka vrapuar nëpër kolegjin teknik në Kerç, duke qëlluar shokët e tij, para se të vriste veten, sipas hetuesve rusë. Zyrtarët dhe dëshmitarë­t kanë përmendur të paktën një shpërthim të shkaktuar nga një pajisje e paidentifi­kuar. Sulmuesi i dyshuar, i quajtur Vladislav Roslyakov, është raportuar të ketë shkruar nga klasa në klasë ndërsa qëllonte me armë zjarri, duke filluar nga mensa. Më pas, ai qëlloi për vdekje veten, sipas komitetit hetimor të Rusisë. Zyrtarët thanë se hetimet fillestare sugjeruan se të gjitha viktimat vdiqën nga plagët me armë zjarri, por disa raporte flasin për plagë nga shrapneli i shpërthyes­it. Menjëherë pas raportimev­e të një shpërthimi, hetuesit lëshuan një deklaratë, duke thënë se një pajisje shpërthyes­e e mbushur me objekte metalike kishte shpërthyer në zonën e mensës, ku shumë studentë ishin duke ngrënë. Disa dëshmitarë po- hojnë se dëgjuan më shumë shpërthime. Hetuesit më vonë thanë se gjetën një pajisje të dytë midis sendeve personale të personit të armatosur dhe se e kishin çaktivizua­r. Një zyrtar lokal tha se shumica e viktimave ishin studentë të kolegjit, i cili është një shkollë profesiona­le për 850 adoleshent­ë. Një operacion i madh reagimi ndaj emergjenca­ve nisi pasi viktimat u dërguan në spitale. Kishte të paktën 40 të plagosur. Katër avionë ushtarakë ishin të gatshëm për të evakuuar të plagosurit drejt spitaleve, sipas ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Sulmuesi, thuhet, se e urrente shumë shkollën teknike dhe kishte premtuar hakmarrje ndaj mësuesve të tij, sipas një studenti që e njihte Roslyakov. Ai kishte një leje për gjueti që nga tetori. Shokët e klasës gjithashtu thonë se ai ishte shumë i vetëdijshë­m, nuk komunikont­e me askënd dhe kishte ndërprerë përdorimin e rrjeteve sociale.

 ??  ?? Autoritete­t në vendngjarj­e
Autoritete­t në vendngjarj­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania