Panorama (Albania)

Haley kërkon largimin e UNMIK nga Kosova, Vuçiç kërcënon

“Serbia s’ka zgjidhje tjetër veç të mbrojë njerëzit e saj në Kosovë”

- Nikki Haley

Ambasadorj­a e SHBA- ve në OKB, Nikki Haley, e cila ka dhënë dorëheqje pak ditë më parë nga posti i saj, ka bërë zyrtarisht një kërkesë për Kosovën.

Haley i ka shkruar një letër Sekretarit të Përgjithsh­ëm të OKB- së, Antonio Guterres, ku i kërkonte që UNMIK- u të tërhiqet nga Republika e Kosovës. Letra është dërguar më 9 tetor, në të njëjtën ditë që Nikki Haley njoftoi se do të japë dorëheqje. Në atë letër, Haley ka shkruar se mbështet synimet e Sekretarit të Përgjithsh­ëm dhe të OKB- së, për ruajtjen e paqes në botë. Haley e ka cilësuar si një sukses të misionit të UNMIK- ut ruajtjen e paqes karshi një konflikti kompleks siç ka qenë situata në Republikën e Kosovës. Megjithatë, në letrën e saj, ajo thotë se vazhdimi i misionit të UNMIK- ut në mënyrën siç është, do të shërbejë vetëm për të mbajtur peng kohën dhe burimet e mision- it. Haley kërkon ndërmarrje­n e një strategjie dhe hartimin e një plani për largimin e UNMIK- ut nga Republika e Kosovës. Kërkesa nuk është pritur me reagime të ashpra në Serbi. I pari që reagoi ishte drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, i cili ka thirrur një konferencë të jashtëzako­nshme për median. “Ne do ta kundërshto­jmë një kërkesë të tillë në të gjitha nivelet”, tha ai duke e konsiderua­r kërkesën si “goditje për paqen dhe kthim të politikës së presionit”. Ndërsa Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se thirrja e SHBA- ve për tërheqjen e misionit paqeruajtë­s të OKB- së nga Kosova do ta linte Serbinë pa zgjidhje tjetër, përveçse të mbronte njerëzit e saj në Kosovë. Vuçiç nuk tha konkretish­t se çfarë lloj veprimi mund të ndërmarrë Serbia në Kosovë. UNMIK u vendos në Kosovë në vitin 1999, pas ndërhyrjes së NATO- s për të frenuar masat e ashpra të Serbisë kundër shqiptarëv­e të Kosovës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania